ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 5:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 10:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 4:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 3:02 pm nga PLUTO

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Tue Jan 17, 2012 11:46 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 9:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 10:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 4:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 5:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 11:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 10:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 10:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 10:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 10:47 am nga Sweetness

» Të pasmet e këndshme të Nora Istrefit
Tue Dec 06, 2011 10:46 am nga Sweetness

» Ami nuk është shtatzënë
Tue Dec 06, 2011 10:42 am nga Sweetness

» Fushata e Greta Koçit, 350 të rinj i bashkohen FRPD-së
Tue Dec 06, 2011 10:41 am nga Sweetness

» Isida Mollaymeri: “Dashuria më motivon jo vetëm për baletin”
Tue Dec 06, 2011 10:40 am nga Sweetness

» Pirro Çako, në lidhje me një 21-vjeçare nga Shkodra
Tue Dec 06, 2011 10:38 am nga Sweetness

» Trupi i përkryer i Irina Shayk
Tue Dec 06, 2011 10:24 am nga Sweetness

» Mesazhi me shishe bashkon të rinjtë 4 mijë km larg
Tue Dec 06, 2011 10:22 am nga Sweetness

» Zbulohet “ylli i rekordeve”
Tue Dec 06, 2011 10:21 am nga Sweetness

» Lady Gaga si Mbretëreshë Viktoria
Tue Dec 06, 2011 10:19 am nga Sweetness

» Britney, 30-vjetor mbi akull
Tue Dec 06, 2011 10:19 am nga Sweetness

» Kepler 22-b, planet “binjak i Tokës”
Tue Dec 06, 2011 10:17 am nga Sweetness

» Ekspozita e vullnetarizimit
Tue Dec 06, 2011 10:16 am nga Sweetness

» Pavioni i viktimave të komunizmit
Tue Dec 06, 2011 10:16 am nga Sweetness

» Pijet pa kalori të shëndoshin
Tue Dec 06, 2011 10:13 am nga Sweetness

» Komunistët kundër Putin me Ziuganov
Tue Dec 06, 2011 10:13 am nga Sweetness

» Si të shpëtoni lidhjen tuaj
Tue Dec 06, 2011 10:12 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (366)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
Dreamer
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shiko rezultatin

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gazeta SHqiptare: Berisha: Toptanet tradhetare prej Sat Oct 15, 2011 9:52 am

PLUTO


Zonashqiptare Themelues
Zonashqiptare Themelues

Valentina Madani

Një ditë pas publikim it të progres-raportit të Komisionit Europian, palët kanë vijuar akuzat e ashpra mes tyre pavarësisht se fryma e bashkëpunimit mes mazho-rancës dhe opozitës ishte rekomandimi kryesor për marrjen e statusit të vendit kandidat. Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri, Sali Berisha fajësoi socialistët për bllokimin e integrimit të vendit. Madje sipas tij dëmin që opozita i ka sjellë Shqipërisë nuk ia kanë bërë as pushtuesit më të egër të saj. “Shqiptarë, këta zotërinj nuk kanë bllokuar vetëm ligjet me 3/5, por kanë votuar kundër të gjitha ligjeve. Bllokimi i vizave do mbetet përpjekja e tyre më diabolike. Një ditë, në tempullin e Brukselit, një personalitet i shquar do të më thoshte: mirë ai, zotëri (Edi Rama), se është kaq antishqiptar, po ata që e ndjekin në këtë mënyrë, çfarë janë. Përgjigja ime ishte se edhe ai, edhe ata janë shqiptarë, sepse atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë asnjë barbar. Atë që i ka bërë Enver Hoxha, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjitha pushtimet. Atë që i kanë bërë Toptanët dhe Haxhiqamilët, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët. Atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë kurrkush. Kur unë u deklarova një herë, se këta jemi ne, shqiptarët, me këtë desha të them se unë nuk ju përjashtoj dot, ju jeni shqiptarë, jeni pjesë e këtij vendi”, deklaroi Berisha. Mandej kryeministri filloi të rendiste arritjet e qeverisë së tij, por përpjekjet e deputetit socialist, Saimir Tahiri për t’i ndërprerë fjalën e kanë nervozuar. “Ty që flet nga vendi mund të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucët e tua nga fëmijëria jote deri më sot. Ti e di mirë që unë të njoh mirë ty, si je rrit, ku je rrit, cilën ke pas dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti në mos shko e pyet pak. Në këta deputetë për fatin tënd të keq ti je ai që ka rasit për një rrethanë të caktuar të të njoh më mirë në çdo etapë të jetës tënde”, iu drejtua Berisha, deputetit socialist. Vetë Tahiri nuk ka preferuar të reagojë nga Kuvendi për këto akuza të ashpra të bëra në adresë të tij. Por në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Tahiri tha se “thjesht më vjen turp për këtë që na ka rënë për hise ta kemi kryeministër”. Ndërkohë në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit nuk harroi pa thumbuar edhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi duke iu “sugjeruar” socialistëve të mos bëhen zëdhënës të tij. “Nëse doni të bëheni zëdhënës të Presidentit, bëhuni, por ne jemi shumica sovrane e popullit shqiptar dhe do t’i përmbahemi sovranitetit. Ju vazhdoni ashtu si të doni. Ne nuk ju diktojmë asgjë. Kjo është oferta jonë”, tha Berisha. Kryeministri shprehu mandej gadishmërinë se është dakord për të nisur reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare, por nuk do të lejojë atë që ai e quajti dhunim të parlamentarizmit. “Ofroj konsensus të plotë për reformën, nëse nuk doni, hartoni të gjitha amendamentet i dërgoni në OSBE/ODIHR e ne do i votojmë. Që nesër të ulemi të shqyrtojmë rregulloren e parlamentit, të marrim rregulloren e parlamentit europian. Por doni rregulla për të dhunuar parlamentarizmin nuk mund të ndodhë”, përfundoi Berisha.

DEKLARATAT MË TË
FORTA TË BERISHËS

- Atë që i kanë bërë Toptanët, Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të gjithë okupatorët

- Për Saimir Tahirin
Mund të ta bëj fytyrën më të zezë se këpucët e tua nga fëmijëria jote deri më sot. Ti e di mirë që unë të njoh mirë ty, si je rrit, ku je rrit, cilën ke pas dhe cila është pasaporta jote.

http://zonashqiptare.betaboard.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog