ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 5:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 10:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 4:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 3:02 pm nga PLUTO

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Tue Jan 17, 2012 11:46 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 9:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 10:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 4:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 5:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 11:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 10:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 10:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 10:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 10:47 am nga Sweetness

» Të pasmet e këndshme të Nora Istrefit
Tue Dec 06, 2011 10:46 am nga Sweetness

» Ami nuk është shtatzënë
Tue Dec 06, 2011 10:42 am nga Sweetness

» Fushata e Greta Koçit, 350 të rinj i bashkohen FRPD-së
Tue Dec 06, 2011 10:41 am nga Sweetness

» Isida Mollaymeri: “Dashuria më motivon jo vetëm për baletin”
Tue Dec 06, 2011 10:40 am nga Sweetness

» Pirro Çako, në lidhje me një 21-vjeçare nga Shkodra
Tue Dec 06, 2011 10:38 am nga Sweetness

» Trupi i përkryer i Irina Shayk
Tue Dec 06, 2011 10:24 am nga Sweetness

» Mesazhi me shishe bashkon të rinjtë 4 mijë km larg
Tue Dec 06, 2011 10:22 am nga Sweetness

» Zbulohet “ylli i rekordeve”
Tue Dec 06, 2011 10:21 am nga Sweetness

» Lady Gaga si Mbretëreshë Viktoria
Tue Dec 06, 2011 10:19 am nga Sweetness

» Britney, 30-vjetor mbi akull
Tue Dec 06, 2011 10:19 am nga Sweetness

» Kepler 22-b, planet “binjak i Tokës”
Tue Dec 06, 2011 10:17 am nga Sweetness

» Ekspozita e vullnetarizimit
Tue Dec 06, 2011 10:16 am nga Sweetness

» Pavioni i viktimave të komunizmit
Tue Dec 06, 2011 10:16 am nga Sweetness

» Pijet pa kalori të shëndoshin
Tue Dec 06, 2011 10:13 am nga Sweetness

» Komunistët kundër Putin me Ziuganov
Tue Dec 06, 2011 10:13 am nga Sweetness

» Si të shpëtoni lidhjen tuaj
Tue Dec 06, 2011 10:12 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (366)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
Dreamer
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shiko rezultatin

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

PLUTO


Zonashqiptare Themelues
Zonashqiptare Themelues

Rikthehen debatet e ashpra në Kuvend midis mazhorancës dhe opozitës. Refuzimi i dhënies së statusit nga Komisioni Europian për Shqipërinë ka shërbyer që Kuvendi të rikthehet në një arenë akuzash dhe fyerjesh personale, ku më e veçanta ishte ajo që Kryeministri Sali Berisha bëri ndaj deputetit të PS-së, Sajmir Tahiri. Tensioni mes dy palëve arriti kulmin në momentin kur po fliste kreu i qeverisë, ku pati dhe reagime nga salla e Kuvendit nga pjesa ku janë të ulur deputetët e opozitës. Ndërsa mazhoranca nuk ngurronte të duartrokiste në çdo kohë fjalën e Berishës. “Unë nuk po hyj këtu për akuza personale, se e vërteta është se ti që flet nga vendi, mund të të bëj fytyrën më të zezë se lëkura e këpucës, sepse të njoh që nga fëmijëria e deri më sot. Ti e din mirë që unë të njoh mirë ty, të njoh mirë unë ty si je rritur, ku je rritur, çfarë fëmijërie ke pas dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti, këtu në këta deputetë, për fatin tënd të keq, ti je ai që më ka rastis të të njoh më mirë, në çdo rrethanë të jetës tënde”, tha Berisha në adresë të deputetëve të PS-së. Më pas Kryeministri nuk ngurroi të akuzonte opozitën si shkaktare të bllokimit të procesit të integrimit. “Atë që i kanë bërë shqiptarët, Shqipërisë, nuk ia ka bërë kurrkush. Kur unë u deklarova një herë, se këta jemi ne, shqiptarët, me këtë desha të them se unë nuk ju përjashtoj dot, ju jeni shqiptarë, jeni pjesë e këtij vendi, pjesë e këtij kombi. Ju nënshtroheni si skllevër. Kryetari juaj, pasi humbet me 141 mijë vota, ju thotë: bëmë gabim e do të votojmë gjithçka për integrimin dhe ju thoni: ‘Eureka’, ‘Rroftë kryetari’ se do të votojmë. Por pastaj, ai ju thotë dale, dale, do të votoni, por thotë dale, dale se do një letër për Ina Ramën, do të votoni, por thotë dale, dale se do të lajë hesapet me një pjesë tuajën këtu, me ‘Wikileaks’ dhe ju sërish nuk votoni. Po, ‘Wikileaks’-in e ka me ju dhe veten e tij e për këtë lexoni kabllin e tmerrshëm. Ju nuk mund t’i mashtroni shqiptarët. I mashtruat dy vjet dhe ju dhanë atë meritonit, ju dhanë disfatën më të thellë që mund të ketë marrë një opozitë, në historinë e zgjedhjeve, i dhanë disfatën personale kryetarit tuaj me 10 907 vota më pak në Tiranë. Nuk ra ai, por ratë ju. Përveç njërin që e ka bërë hero, ju të tjerët as në lista nuk hyni më. Por ju vazhdoni!”, tha Berisha. Më tej ai shtoi se “këto nuk i kam për ju, por për shqiptarët. Për ju nuk kam asnjë fjalë. Për ju mbetem i hapur, në doni të ulemi për reformën zgjedhore, absolutisht dakord, në doni të ulemi për reformën e Rregullores së Parlamentit, absolutisht dakord, por harrojeni që kryetari juaj, atë që nuk e merr dot me votë, do të mund ta marrë me tryezë. Unë jua kam faktuar këtë. Ju vazhdoni tuajën dhe unë do të vazhdoj reformat, me të gjithë forcën time. Unë do të bëj gjithçka me mazhorancën dhe qeverinë time që ky vend të eci”. Këtyre sulmeve të Kryeministrit iu kundërpërgjigj deputeti i PS-së, Pirro Lutaj. “Kryeministri ju drejtua njërit prej kolegëve të mi, në mos mua, duke iu thënë se të bëj fytyrën më të zezë se këpuca. Në fakt vetëm sot ky Kryeministër i papërgjegjshëm mund t’ia nxij gjithkujt fytyrën, por të paktën sot ai nuk mund t’ia nxij e t’ia bëjë më të zezë askujt se sa fytyra e tij, sepse është përgjegjësi kryesor që për herë të dytë i la shqiptarët larg dyerve të Europës”, tha Lutaj.

Opozita

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gramoz Ruçi i kërkoi Kryeministrit që të dorëhiqet nga posti që mban. “Ju zoti Kryeministër thatë se opozita është shqiptare dhe dëmin më të madh shqiptarëve mund t’ia bëjnë vetë shqiptarët. Zoti Kryeministër shqiptar je edhe ti, por këtë që i ke bërë këtij vendi e këtij populli, do të kishte zili ta kishte bërë çdo pushtues i tij. Për këtë, ti do të japësh llogari. Për këtë ti duhet të japësh dorëheqje! Ju keni humbur kredibilitetin e vendit, këtë s’do t’ua falin kurrë shqiptarët. Këtë perceptim të gabuar do t’i duhet kohë për ta riparuar. Keni humbur shumë interesat ekonomike dhe financiare të shqiptarëve. Humbja ka një faturë dhe ju keni humbje financiare”, iu drejtua Ruçi Kryeministrit. Ai paralajmëroi se opozita do të kërkojë mbajtjen e një seance të posaçme në Kuvend, për raportin e progresit të një dite më parë nga Komisioni Europian. Sipas Ruçit, është turp që Shqipëria, edhe pse kishte aplikuar e para për statusin e vendit kandidat për në BE, nuk arriti as këtë vit të merrte përgjigje pozitive. “Si përherë me këtë qeveri tonën kërkohet përgjegjësia e opozitës. Por ku është përgjegjësia e opozitës kur, në Parlament ka njëanshmëri, kur kritikohet politizimi i administratës civile, kur kritikohet liria e medias, liritë e të drejtave të njeriut, (që ju dhe të burgosurit i përdorni për interesat tuaja), për politizimin e organeve të drejtësisë, për korrupsionin galopant, për vrasjet me duart tuaja të demonstruesve në bulevard, që grabisni zgjedhjet e nuk bëni dot zgjedhje demokratike, më thoni ku është këtu përgjegjësia e opozitës”, tha Ruçi.

Debatet në sallë

Sali Berisha: Rama ju thotë dale, dale se do të kemi “Wikileaks”.
Shega Ligori (PS): “Wikileaks” flet për ty...
Sali Berisha: “Wikileaks: e ka me veten e tij moj zonjë (i drejtohet Shega Ligorit), lërë atë se nuk e di ti. Po, “Wikileaks”-in e ka me ju dhe veten e tij e për këtë lexoni kabllin e tmerrshëm dhe më thua mua pastaj..... Jam i bindur se ju nuk mundeni, sepse nuk ju lë zotëria e tij, i cili, në psikologjinë e etërve, nuk ka asnjë interes tjetër, përveç ideologjisë atërore. Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se bllokmenizmi është ulur këmbëkryq në këtë anë. Sot, kryetari juaj nuk bërtet këtë, por i thotë gjithë botës ‘jo’ dhe ju e dini vetë se cili është fjalori i tij, të ndyrë, ndaj miqve e aleatëve të Shqipërisë dhe më pas bën letra nga më të pështirosurat që mund të ekzistojnë.
Eduart Shalsi (PS) nga salla: Po kush je ti që na përmend etërit, kush je ti, ti je një prej atyre....
Taulant Balla: O plak matuf, çfarë flet kështu
Sali Berisha: Nuk i kam për ju këto që po flas, ju lutem shumë, i kam për shqiptarët më lër të mbaroj. Për ju mbeten i hapur në doni të ulemi, hajde të ulemi për reformën zgjedhor, absolutisht plotësisht dakord.
Bashkim Fino (PS) nga salla: Po si kërkon bashkëpunim, kur na ofendon në këtë mënyrë si opozitë.
Sali Berisha: Vazhdoni ju, unë do të vazhdoj me të gjithë forcën time reformat. Unë angazhohem bashkë me mazhorancën time që ky vend ...
Sajmir Tahiri (PS): Që të punosh për familjen tende, thuaje dhe një herë, thuaje ..
Pirro Lutaj (PS): Kryeministër jep llogari ku e ke futur vendin në këtë situatë, mos fol kot...
Sali Berisha: Unë nuk po hyj këtu për akuza personale, se e vërteta është se ti që flet nga vendi, mund të të bëj fytyrën më të zezë se lëkura e këpucës, sepse të njoh që nga fëmijëria e gjeri më sot. Ti e din mirë që unë të njoh mirë ty, të njoh mirë unë ty si je rrit, ku je rrit, çfarë fëmijërie ke pas dhe cila është pasaporta jote. Këto i di ti, këtu në këta deputetë, për fatin tënd të keq, ti je ai që më ka rastis të të njoh më mirë, në çdo rrethanë të jetës tënde.
Gramoz Ruçi (PS): Zoti Kryeministër shqiptar je edhe ti, por këtë që i ke bërë këtij vendi e këtij populli, do të kishte zili ta kishte bërë çdo pushtues i tij. Për këtë ti do të japësh llogari. Për këtë, ti duhet të japësh dorëheqje!
Pirro Lutaj (PS): Kryeministri iu drejtua njërit prej kolegëve të mi, në mos mua, duke iu thënë se të bëj fytyrën më të zezë se këpuca. Në fakt, vetëm sot, ky Kryeministër i papërgjegjshëm mund t’ia nxij gjithkujt fytyrën, por të paktën sot ai nuk mund t’ia nxij e t’ia bëjë më të zezë askujt se sa fytyrën e tij, sepse është përgjegjësi kryesor që për herë të dytë i la shqiptarët larg dyerve të Evropës.

http://zonashqiptare.betaboard.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | free forum support | Kontakto | Report an abuse | To have a free blog