ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Foto te Genta Ismajlit
Sat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» seks i eger me kunatin
Mon Sep 22, 2014 10:14 am nga Vizitor

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Sun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Sun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Tue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Fri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Thu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Tue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Sat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Si me qiu tezja ime
Sat Sep 21, 2013 5:56 pm nga Vizitor

» Seks me vellain
Sat Sep 14, 2013 6:19 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Tue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» seks me motren time te madhe
Thu Mar 07, 2013 3:18 pm nga Vizitor

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Wed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Fri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Fri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Fri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (367)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
vini_on
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

19% 19% [ 24 ]
4% 4% [ 5 ]
11% 11% [ 14 ]
21% 21% [ 26 ]
10% 10% [ 12 ]
6% 6% [ 8 ]
2% 2% [ 2 ]
2% 2% [ 3 ]
21% 21% [ 27 ]
4% 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

ZonaShqiptare.co.nr » Multimedia » Gazeta Shqiptare » Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore

Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:22 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Titujt e perditshem te gazetes Shqiptare Online.


_________________
ZonaShqiptare

2 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:23 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
METE zgjidh 12 kontrata për ndërtimin e HEC-ve

TIRANE- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka zgjidhur kontratat me 12 shoqëri koncesionare të ndërtimit të HEC-ve. Shkak për këtë sipas METE është bërë mospërmbushja e kushteve kontraktuale prej disa vitesh, nga këto kompani.

Kështu, shoqëritë e penalizua janë: Ansara Koncesion, Pre Energu, Stebleva, Energji Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica, Energy dhe Hec i Peqinit.


_________________
ZonaShqiptare

3 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:24 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Policia: Makina ku u kap Shullazi nuk është pronë e Kuvendit

TIRANE- Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë për median në lidhje me makinën ku u kap Emiljano Shullazi, i njohur për drejtësinë shqiptare, si trafikant droge, ndërsa është arrestuar edhe herë të tjera për armëmbajtje pa leje dhe për trazira gjatë fushatës.

Policia ka deklaruar se makina me të cilën ai udhëtonte nuk është më pronë e Kuvendit, pasi është shitur në ankand.

“Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankad nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit”, thuhet në deklaratë.

Po sipas policisë, shtetasi Dogushi e ka lënë makinën për shitje në një pikë servisi, ku Shullazi e ka blerë, duke e përdorur më pas pa ndryshuar pronësinë.
“Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për t’a shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”, theksohet më tej.

Lajmi se Shullazi e Gilmando Dani u arrestuan në një makinë të Kuvendit, u bë i ditur dje nga burime të policisë së Tiranës, të cilët iu referuan dokumentacionit të gjetur në mjetin e sipërpërmendur.


_________________
ZonaShqiptare

4 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:24 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Greqi, Lukas Papadhimos hyn në takimin që po zhvillohet te presidenti

Nga: ANILA JOLE

ATHINE - Dita e pestë e negociatave për emrin e kryeministrit dhe përbërjen e qeverisë së re.
Ndiqni zhvillimet hap pas hapi (me orën lokale).

Ora 12 09 - Mbërrin në takim Lukas Papadhimos

Ora 12 00 - Ka 2 orë që po zhvillohet takimi dhe ende asnjë shenjë për emrin e kryeministrit të ri.

Ora 11 40 - Ka mbi 90 minuta që po zhvillohet takimi në presidencë dhe ende asnjë shenjë për emrin e kryeministrit të ri.

Ora 10 20 - Njoftotohet se Lukas Papadhimos mund të jetë pjesë e takimit në presidencë.

Ora 10 07 – “Gjithcka në rregull”, tha kreu i LAOS, Jorgos Karaxhaferis, para takimit te presidenti.

Ora 10 06 - “Është hera e tretë kam ardhur në këtë çështje, dhe shpresoj që të jetë e fundit," tha Antonis Samaras, ndërsa hynte në presidencë.

Ora 10 05 – Krerët politikë mbërrijnë te presidenti Papulias. Fillon takimi.

Ngjarjet që paraprinë gjatë natës dhe ditës së djeshme.

Mbrëmë u njoftua një takim mes krerëve politikë sot në ora 10 00, tek presidenti Karolos Papulias, për emërimin e kryeministrit të ri.

Emri i Lukas Papadhimos do diskutohet në këtë tryezë, pasi mbrëmë pas 4 ditësh përpjekje të pafrutshme për formimin e një qeverie koalicioni, rifilluan negociatat me bankierin Lukas Papadhimos për postin e kryeministrit të kësaj qeverie.

Ky i fundit ka vënë kushtet e veta për të pranuar postin e kryeministrit.

Papadhimos kërkon të sigurohet garancia me 5 firma për marrëveshjen e 27 Tetorit, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të bëhen më vonë se 19 Shkurti i vitit të ardhshëm, pjesëmarrje më të gjerë të "Demokracisë së re" në qeveri dhe pohon se nuk ka preferencë të vecantë për ministrinë e Financave, duke lënë të kuptohet se nuk ka kundërshtim për Evangelos Venizelos, në krye të kësaj ministrie.

Kandidatura e Filipos Petsalnikos, Kryetarit të Parlamentit, personi, që sic u shpreh Papandreu, "i bashkon të gjithë", duket se u bë shkak i dështimit të bisedimeve të mbrëmjes së djeshme.

Kreu i partisë LAOS, z. Karatzaferis u largua që në fillim nga takimi, duke thënë thellësisht i zemëruar para gazetarëve, se “Papandreu e Samaras po bëjnë lojëra taktike”.

Ai deklaroi gjithashtu se “nëse nuk është Lukas Papadhimos kryeministri i ardhshëm, vendi do të dëmtohet”.

Kryetari i opozitës "Demokracia e re", Antonis Samaras pohoi se “të enjten në takim, do të jetë i hapur për të pranuar cdo propozim që do bëhet”.

Ndërkaq mbrëmë, para se të fillonte ky takim, Papandreu njoftoi publikisht dorëheqjen e tij si kryeministër, gjatë një fjalimi në televizion.

Papandreu garantoi "mbështetjen ndaj qeverisë së re, që ajo të bëjë gjithcka është e nevojshme, për të nxjerrë vendin nga kriza."

Ai theksoi fushat kryesore, ku duhet të lëvizë politika e qeverisë së koalicionit, me objektivin siç tha, për mbajtjen e vendit në euro.

Në fund Papandreu falënderoi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe popullin grek, për fuqinë e këmbënguljes dhe besimin e tyre.

Por pavarësisht fjalimit të “lamtumirës”, duket se të paktën edhe disa orë, Papandreu do të jetë ende kryeministër i Greqisë, përderisa edhe pas 4 ditësh, nuk u arrit të vendosej emri i pasardhësit, që do qetësonte popullin grek, partnerët evropianë që presin vendimmarrjet dhe tregjet.


_________________
ZonaShqiptare

5 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:25 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Tahiri: S’ka bisedime BE-Serbi për pikat doganore

PRISHTINE - Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri përgënjeshtroi lajmin e përhapur nga një zyrtar serb se Bashkimi Europian po bisedon me Beogradin për pikat doganore Jarinjë dhe Bërnjak.

“Këto janë të pavërteta të përpaura nga propaganda e Serbisë. BE-ja, SHBA-ja dhe qeveria e Kosovës janë në një linjë që çështja e doganave dhe kufirit është një çështje e sovranitetit të Kosovës dhe ato gjithnjë do të qeverisen prej institucioneve kosovare, me partnerët ndërkombëtarë, KFOR-in dhe EULEX-in”, deklaroi Tahiri.

Zv/kryeministrja kosovare Tahiri nënvizoi se BE-ja po negocion me palën serbe për obligimet që ka Beogradi përballë unionit.

“Angazhimet e BE-së dhe të z.Cooper janë që Serbia të bashkëpunojë në kuadër të dialogut teknik. Fundja, Serbia është e kushtëzuar në rrugën e saj drejt BE-së”,-shtoi Tahiri.


_________________
ZonaShqiptare

6 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:25 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Kuvend, nis seanca plenare, diskutohen pr/ligjet

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot rreth orës 10:30 punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së SHBA-së "Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike".

Një pikë e rëndësishme e seancës së sotme janë dhe dy interpelanca: ajo me Ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto kërkuar nga deputetja e PS-së, Arta Dade lidhur me reformën në shërbimin diplomatik dhe interpelanca me ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani, kërkuar nga deputeti socialist, Gazmir Bizhga lidhur me gjendjen e krimit në vend.


_________________
ZonaShqiptare

7 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:26 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Sarkozi Obamës: Papandreu, i çmendur e depresiv

Nga: ERJONA RUSI

FRANCE- Papandreu është një i cmendur dhe depresiv.

Kanë qenë këto komentet e presidentit francez Sarkozi gjatë një bisede private me homologun amerikan Barak Obama, në kuadër të G20-ës në Kanë.

Biseda private mes tyre është publikuar nga gazetat franceze, sipas të cilave dy liderët janë shprehur të mendimit se Papandreu bëri gabim të madh duke shpallur referendumin për marrëveshjen me BE-në.

Duket se komentet jo fort të këndshme për izraelit Netanjahu, nuk kanë qenë të vetmet mes presidentit francez Nikola Sarkozi dhe atij amerikan Barak Obama, gjatë takimit të G20-ës në Kanë.

Gazetat franceze shkruajnë se shefi i Elizeut ka përdorur fjalë jo shumë të hijshme për të përshkruar gjendjen mendore të kryeministrit në ikje të Greqisë, Jorgos Papandreu.

Sipas “Le Parisien”, Sarkozi i ka thënë Obamës se Papandreu është i cmendur dhe depresiv. Dialogu sekret sic raporton edhe “Le Figaro” ka ndodhur në një qoshe të takimit të G20-ës javën e kaluar, larg gazetarëve.

Por këta të fundit kanë mundur të kapin bisedën përmes bokseve të përkthimit. Kështu Sarkozi dhe Obama janë shprehur të mendimit se Papandreu ka bërë një gabim të madh duke shpallur referendumin për marrëveshjen me BE-në. Por duket se këto komente nuk e kanë shqetësuar shumë Papandreun.

Pikërisht sot, pasi lajmi ka mbërritur edhe në Greqi, sipas një njoftimi të kryeministrisë greke, Papandreu i ka telefonuar presidentit francez për ta informuar atë mbi qeverinë e re greke dhe iniciativat për implementimin e marrëveshjes së 26 tetorit.

Vetëm një ditë më parë mediat franceze raportuan se Sarkozi e kishte quajtur Netanjahun një gënjeshtar që s’mund ta shohë me sy, po gjatë një bisede private me Obamën.


_________________
ZonaShqiptare

8 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:26 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Mat, 50-vjeçari vritet me armë zjarri

MAT - Një person u vra me armë zjarri në Shkopet të Ulzës. Burime nga policia bënë të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është 50-vjeçari Mëhill Gjeci.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet, duke u përqëndruar kryesisht në pistën e hakmarrjes.

Mësohet se Gjeci punonte në hidrocentralin e Shkopetit dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij, pasi kishte përfunduar turnin e tretë, kur u qëllua me armë zjarri nga persona te paidentifikuar.


_________________
ZonaShqiptare

9 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:27 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Berisha nga Shkupi: PS e do pushtetin me çdo kusht


SHKUP - Kryeministri Sali Berisha zhvilloi dje një vizitë të ngjeshur takimesh në Maqedoni ku gjatë takimeve me krerët e lartë të shtetit dhe liderët e partive politike shqiptare, diskutoi situatën në rajon.

Gjatë takimit me homologun maqedonas Nikola Gruevski, Berisha theksoi se është një absurditet ideja që qarkullon për ndarjen e Kosovës duke e quajtur ndarjen e Kosovës si ‘zëra nga guzhina e Millosheviçit’. Më pas Berisha vuri në dukje se ajo që qarkullonte në vitet `90, mesazhe të ndryshme me hartat e Kosovës në xhep për një ndarje të Kosovës, ishte një absurd. Respektimi i kufijve aktualë të Kosovës s’është jetik; është jetike dhe në interes të të gjitha vendeve të rajonit, se nuk duhet të përdoren më syzet e kasapit të Ballkanit për rajonin tonë dhe të ardhmen e tij.

Më pas kryeministri theksoi se shumë shpejt do të firmoset një marrëveshje dypalëshe që shqiptarët dhe maqedonasit midis tyre të lëvizin pa pasaporta por vetëm me kartat e identitetit, ato biometrike. Berisha bëri prezent edhe situatën politike në vend duke thënë se në Shqipëri ka një realitet fatkeq sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

“Opozita shqiptare nuk voton ligjet me tre të pestat në parlament”, - tha kryeministri shqiptar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Nikola Gruevski.

Në të njëjtën linjë, Berisha shpjegoi se opozita shqiptare nuk e bën këtë se është antieuropiane, sepse ajo në programin e vet ka integrimin në Bashkimin Europian, por e bën këtë se mendon se në këtë mënyrë i afrohet më lehtë pushtetit. “Këshilltar i saj nuk mund të bëhem. E vërteta është se i largohetmë shumë pushtetit”,- tha Berisha.


_________________
ZonaShqiptare

10 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:27 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Serbisë mund t’i vonohet statusi kandidat nga Gjermania

Nga: ERION KAÇORRI


BERLIN - Vetëm një muaj na ndan nga një vendim i rëndësishëm që mund të merret në Bruksel për aplikimin e Serbisë për statusin kandidat në Bashkimin Europian dhe ëebsajti i njohur “Balkaninsight” ka mësuar se Gjermania mund ta vonojë një vendim të tillë, të shumëpritur për Beogradin.

Shkak për këtë mësohet të jetë mosangazhimi i Serbisë për të rinisur dialogun me Kosovën dhe për të zbatuar ato marrëveshje që janë arritur në Bruksel, mes dy vendeve.

“Një vendim për kandidaturën e Serbisë mund të shtyhet nëse Beogradi nuk zgjidh problemin me Kosovën”-mësohet të jetë shprehur një diplomat në Bruksel për “Balkaninsight”.

Ndërkohë, ambasadori gjerman në Beograd Ëolfram Maas ka refuzuar të komentojë mbi këtë informacion, por ka theksuar se vendet anëtare të BE-së janë duke menduar se çfarë qëndrimi të mbajnë rreth kërkesës së Serbisë, në lidhje me statusin.

Ambasadori gjerman në Serbi gjithashtu ka shtuar se pozicioni i Gjermanisë është i qartë, duke pasur parasysh edhe deklaratat e kancelares Merkel gjatë vizitës në Beograd, në muajin gusht.

Një prej këtyre kërkesave ishte që Beogradi të braktiste të ashtuquajturat institucione paralele në veri të Kosovës.


_________________
ZonaShqiptare

11 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:27 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Barroso paralajmëron për rreziqet e përçarjes së BE

BERLIN- Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes së Bashkimit Evropian në zonën e euros. "Një union i përçarë nuk do të funksiononte," tha Barroso në një "Fjalim për Evropën" të mbajtur në Berlin. Lajmi bëhet i ditur nga Deutsche Welle.

"Evropa, ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet. Një integrim i fortë në zonën e euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të euros. Kjo nuk do të ishte e ndershme karshi vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane", ka deklaruar Barroso.

Ndërsa shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, kundërshtoi mendimin e përgjithshëm se euro ndodhet në krizë. Ekzistojnë probleme me vendet e futura thellë në borxhe, por euro është histori e suksesshme, për shembull për zvogëlimin e inflacionit, tha Juncker në Lisbonë.


_________________
ZonaShqiptare

12 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:28 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Gjykata e Shkupit shpall të vdekur zyrtarisht Remzi Hoxhën

SHKUP- Zbardhet vendimi i Gjykatës së Shkupit për shpalljen të vdekur të Remzi Hoxhës. Biznesmeni shqiptaro-maqedonas u mor peng më 21 tetor 1995 në Tiranë, u torturua dhe më pas u zhduk pa gjurmë. Për zhdukjen e Hoxhës akuzohen tre ish-shikasit, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të cilët po përballen me Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokurori i çështjes 'Remzi Hoxha', Xhevat Hana, kërkoi nga gjykata që përmes letërporosisë, të merrej nga autoritetet maqedonase vendimi i Gjykatës së Shkupit që kishte shpallur të vdekur Remzi Hoxhën në vitin 1995.

Në këtë mënyrë, prokuroria tenton të provojë në procesin ndaj tre ish-shikasve se biznesmeni Hoxha ka vdekur. Kjo për faktin se në procesin e parë në 2003-in, të pandehurit kishin ngritur pretendimin se Remzi Hoxha mund të ishte gjallë, për sa kohë që nuk ekzistonte asnjë akt që vërtetonte vdekjen e tij. Letërporosia mbërriti dje në gjykatë dhe me një vendim të 30 qershorit 2005, Gjykata e Shkupit me kërkesë të Sevdie Hoxhës, bashkëshortes së biznesmenit, e ka shpallur të vdekur Remzi Hoxhën.

"Sevdie Hoxha parashtroi propozim deri tek kjo gjykatë për shpallje të të zhdukurit Remzi Hoxha për të vdekur. Në propozimin e shkruar theksoi se bashkëshorti i saj ka punuar si drejtor dhe themelues i firmës 'Albatros' në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Më datë 21.10.1995 ndërmjet orës …dhe 13/30 nga firma e tij është arrestuar dhunshëm nga persona të panjohur të cilët duke përdorur dhunë e kanë futur në veturën e tyre të udhëtimit. Është lajmëruar për ndihmë tek organet kompetente në Tiranë, si dhe në Interpol. Deri më tani nuk ka kurrfarë informate për të zhdukurin se është gjetur, e as ai nuk është lajmëruar. Pasi kanë kaluar më tepër se shtatë vite dhe nga i zhdukuri nuk ka kurrfarë lajmi e as të dhëna se dikush e ka parë, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për shpallje të të zhdukurit si të vdekur", - thuhet në vendim.


_________________
ZonaShqiptare

13 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:29 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Dritan Dajti "kërcënon" prokurorin

IRANE – “Ta tregoj unë ty, se çfarë do të të bëj... të shohim si do vejë puna...". Dritan Dajti nuk kursen kërcënimet në drejtim të prokurorit të çështjes Eugen Beçi.
I akuzuari si autor i masakrës së 7 gushtit 2009 në Durrës, ku ekzekutoi katër oficerë të skuadrës speciale operacionale, të cilët tentuan t'i vinin prangat, nuk hezitoi të shante e kërcënonte në sallën e gjyqit në drejtim të përfaqësuesve të organit të akuzës. Përplasja e Dajtit me prokurorin Beçi nisi kur i pandehuri përfundoi pyetjet që i drejtoi drejtuesit të lartë të policisë, Arjan Muçaj, i cili në 2009-ën, drejtoi operacionin për kapjen e tij, kohë në të cilën emri i Dritan Dajtit, renditej i pari në listën e të shumëkërkuarve. I pandehuri Dajti pasi ka përfunduar me pyetjet në drejtim të dëshmitarit Muçaj, i ka kërkuar kunatit të tij, Erges Xhoxhi, t'i drejtojë ai ndonjë pyetje. Për t'i ardhur në ndihmë, Dajti i ka dhënë kunatit të tij, me të cilin ndodhet i ulur në të njëjtin kafaz, një fletore.

Prokurori Eugen Beçi ka shprehur shqetësimin pranë trupës gjyqësore, duke kërkuar ndërprerjen e komunikimit mes të pandehurve. Kryesuesja e trupës gjyqësore, Nertina Kosova, ka urdhëruar punonjësit e togës së shoqërimit, që të marrin masa, që i pandehuri Dajti të mos shkëmbejë sende, qoftë edhe fletore me të akuzuarin tjetër, Erges Xhoxhi. Teksa policët e burgjeve i janë afruar të akuzuarit për masakrën e 7 gushtit 2007, duke e rrethuar atë, me qëllim që të mos kishte mundësi komunikimi, Dritan Dajti ka shpërthyer me të shara në drejtim të përfaqësuesit të prokurorisë.

Me urdhër të kryesueses së seancës policia e ka nxjerrë jashtë të pandehurin, i cili ka vazhduar në të tijën, duke kërcënuar prokurorin Eugen Beçi, teksa i drejtohej me fjalët se "do të ta tregoj se çdo të të bëj". Gjykata ka urdhëruar nxjerrjen nga salla e gjyqit edhe për të pandehurin, Erges Xhoxhi, kunatin e Dritan Dajtit.


_________________
ZonaShqiptare

14 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:29 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Linjë e re urbani në Tiranë, 'Qendër - Qyteti Studenti'

TIRANE- Një pikë e re është sh tuar në momentin e fundit në rendin e ditës së mbledhjes së këshillit që do të mbahet ditën e sotme. Ky projekt-vendim ka të bëjë me një linjë të re të transportit urban e cila do lidh një zonë të re, atë të qytetit studenti dhe zonën e depos së ujit.

Shtimi i kësaj linjë të re është bërë për tu ardhur në ndihmë studentëve, por edhe qindra familjeve që jetojnë në zonën mbi qytetin 'Studenti' zonë kjo që vitet e fundit ka marrë një zhvillim shumë të madh. Sipas zëdhënëses së Bashkisë Anila Bisha, këto projekte kanë të bëjnë me përpjekjet për të krijuar vende punë, për të ndërtuar një Tiranë moderne europiane, për të përmirësuar shërbimet e qytetit dhe për të përfshirë zërin e qytetarëve në qeverisje.

"Në thelbin e tyre, këto projekte synojnë zgjerimin e transportit publik, kursimin e parave të qytetarëve, investim në art dhe kulturë, fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, pra, angazhimin e Kryetarit të Bashkisë për të ndërtuar një qytet më të mirë sot dhe për brezat e ardhshëm", - saktësoi Bisha. Krijimi i linjës se re të transportit publik, e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti, do t'u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit.

Shërbimi ende nuk është vendosur nëse do të jetë me një çmim të reduktuar, pasi ende bashkia e Tiranës nuk ka bërë ndonjë takim më shoqatën e transportit qytetas për të diskutuar formën e subvencionimit të operatorëve që operojnë në këtë treg. Projektet e tjera kanë të bëjë me krijimin e një komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, nisjen e hartimit të planit rregullues, ndërhyrja në sheshin "Skënderbej", agjencinë e mbrojtjes së konsumatorit si dhe krijimin e bordit për artin e dhe kulturën.


_________________
ZonaShqiptare

15 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Thu Nov 10, 2011 10:30 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Tropojë, shembje në minierën e Pacit, 2 të rinj vdesin, 1 plagoset

TROPOJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tropojë. Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur në minierën e fshatit Pac.

Dy të rinjtë, Erjon Geci, 23 vjec dhe Dritan Neza, 20 vjec kanë qenë duke gërmuar për nxjerrjen e mineraleve, gjë e cila ka sjellë edhe shembjen e një masivi me dhe e gur, duke iu shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.


Në minierë, në kohën e rënies së masivit me dhe e gurë, ka mbetur i plagosur edhe tjetër person, shok me viktimat. Emri i tij nuk bëhet i ditur prej policisë, por mësohet se ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qënë minatorët e tjerë që kanë parë ngjarjen dhe kanë nxjerrë trupat nga galeritë, ndërsa njoftuan dhe policinë.


_________________
ZonaShqiptare

16 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:14 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Asambleja e re e PS-së, më të votuarit Nikolli dhe Beqaj



TIRANE - Asambleja e re Kombëtare e PS-së do të jetë këtë herë një forum i përzierë me anëtarë të hershëm të kësaj partie, të rikthyer në këtë Kongres si dhe emrave të rinj që hyjnë për herë të parë në një parti politike. Pas gati 5 ditësh nga votimi në Kongresin e partisë, u publikuan dje 120 emrat e votuar të Asamblesë Kombëtare.

Mes tyre bien në sy emrat e vjetër që u mënjanuan për një periudhë kohe si: Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Mezan Malaj, Luan Hjadaraga, Natasha Paço, Bashkim Zeneli, Ndre Legisi, Ilir Zela, i cili duket është rivotuar në këtë forum, edhe pse një nga zërat kritikë ndaj Ramës.

Ndër më të rinjtë bien në sy ish-kryeprokurori Theodhori Sallaku, pedagogia e gazetarisë dhe anëtarja e bordit të monitorimit të medias, Iris Luarasi, Arbian Mazniku, ish-drejtues i Mjaftit së bashku me Erion Veliajn, diplomati Dritan Hila, etj.

Ndër më të votuarit, sipas burimeve nga PS kanë rezultuar nga femrat kryetarja e njësisë minibashkiake nr.1, Lindita Nikolla, kryetarja e bashkisë së Burrelit, Adelina Farrici e më pas edhe pedagogia Iris Luarasi.

Ndërsa nga burrat, më të votuarit kanë rezultuar Ilir Beqaj, kreu i bashkisë së Pogradecit Artan Shkëmbi, ai i bashkisë së Sarandës Stefan Çipa, por në dhjetëshen e parë bien në sy edhe rektori i Universitetit të Arteve Petrit Malaj apo ish-ministri Agron Duka.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

17 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:14 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Makina e Shullazit, mospërputhje letrash


TIRANE - Makina me të cilën u arrestua Emiljano Shullazi, e cila pavarësisht debateve të shumta në lidhje me pronësinë ose jo të saj nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, rezulton ende e regjistruar në emër të këtij institucioni.

Në bazë të gjithë dokumenteve, rezulton se ky automjet vërtet është shitur në ankand, por dokumentet zyrtare janë kontradiktore në lidhje me blerësit, shumën e blerjes dhe datat e blerjes së këtij mjeti.

Një ndwr mospërputhjet mes dokumenteve është dhe ajo e vlerës së makinës. Në dokumentin e publikuar në lidhje me zhvillimin e ankandit në faqen zyrtare të Kuvendit thuhet se çmimi më i lartë i ofruar është 2.2 milionë lekë.

Ndërkohë në fletëhyrjen e mjetit në Drejtorinë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit Durrës, i cili mban datën 24.06.2011 thuhet: "Automjeti tip Benz C 240 me numër shasie WDB2100611A806013 dhe me targa TR 2703 L është me vlerën 5598826 lekë". Mes dy dokumenteve zyrtare vihet re një diferencë në vlerë prej 3.3 milionë lekësh.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni ne Gazeta Shqiptare)


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

18 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:15 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Rasti “Kleçka”, EULEX-i pyet Thaçin për rolin e Limajt


PRISHTINE - Në Kosovë pritet të nisë seanca e gjykimit në ngarkim të ish-ministrit të Transporteve Fatmir Limaj dhe 8 ish-luftëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.

Sipas mediave kosovare, prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro ka zhvilluar një takim me kryeministrin Thaçi, ku e ka pyetur atë rreth rolit të Limajt gjatë luftës në Kosovë.

Pala mbrojtëse paralajmëroi se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi deri pas vitit të ri, për shkak se avokatët nuk i dinë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj.

Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj bëri të ditur se EULEX-i e ka për detyrim ligjor ta njoftojë atë për rrethanat që çuan në vdekjen e dëshmitarit X.

Sipas mediave kosovare, prokurori i EULEX-it Maurizio Salustro ka zhvilluar një takim me kryeministrin Thaçi, ku e ka pyetur atë rreth rolit të Limajt gjatë luftës në Kosovë.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

19 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:15 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Kosova “OK” propozimit të Robert Kuper për kufijtë


PRISHTINE- Kosova pranon propozimin e Robert Kuperit për kufijtë. Lajmi bëheti i ditur sot nga mediat kosovare, të cilat i referohen një deklarate të shefes së delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Ajo ka thënë se “Ideja e Bashkimit Evropian për menaxhimin e përbashkët të integruar të gjithë kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si dy shtete fqinje, është e pranueshme për shtetin e Kosovës, pasi një marrëveshje e tillë është konform përcaktimeve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Po sipas mediave kosovare, Tahiri citohet të keë thënë se, një model i tillë është duke u zbatuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkohë, që është në përgatitje me Malin e Zi.. “Në parim kemi dhënë pëlqim që ky model të zbatohet edhe me shtetin fqinj, Serbinë”, ka thënë Tahiri.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

20 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:16 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
143 të vdekur, "gjallë" në regjistrat e Gjendjes Civile


SHKODER- Gjendja Civile e Shkodës afishon listën e personave mbi 100 vjeç dhe që vazhdojnë të jenë ende të regjistruar si të gjallë në regjistra. Lajmi është publikuar sot në Gazeta Shqiptare.

Janë 143 persona të cilët edhe pse janë ndarë me vite e dekada nga jeta, ligjërisht janë mes të gjallëve, e logjikisht duhet edhe të votojnë.

Mësohet se mosha e tyre është nga 101 deri në 139 vjeç. Personat në moshë më të madhe janë dy 156 vjeçarët, përkatësisht Hava Pepa e lindur në Tuz të Malit të Zi si dhe Mark Matranga i lindur në Temal të Shkodrës. Madje, emrat e tyre mund të figurojnë dhe në listat për votime. Zyra e Gjendjes Civile nuk mund të bëjë çregjistrim të tyre, pasi sipas rregullores duhet të jenë familjarë të këtyre personave që të bëjnë deklarimin e të afërmve të tyre të vdekur.

"Ne e dimë se këta persona janë të vdekur, por nuk kemi mundësi juridike dhe ligjore që t'i çregjistrojmë",- pohojnë burime të Gjendjes Civile.
(Lexoni shkrimin e plotë në numrin e sotëm të Gazetës Shqiptare)


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

21 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:17 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Greqi, në pritje të përbërjes së qeverisë së re

Nga
, ANILA JOLE


ATHINE - Pas “thrillerit” të zgjatur për zgjedhjen e një kryeministrit të ri të Greqisë, vëmendja është përqëndruar tani në përbërjen e qeverisë së re.

Deri vonë natën, Kryeministri Lukas Papadhimos ishte në zyrën e tij, duke përditësuar një numër çështjesh aktuale.

Më parë, Papadhimos pati takime me përfaqësuesit e shumicës qeveritare në parlament, përfaqësuesit e Demokracise së re (ND) dhe të LAOS, mbi propozimet për qeverinë e tij, përurimi i së cilës dhe i vetë kryeministrit, do të jetë në ora 14:00, në Pallatin Presidencial.

Demokracia e Re e Antonis Samaras (ND) ka propozuar pjesëmarrjen në qeveri të Stavros Dimas dhe Dimitris Avramopulos, i cili zgjodhi të japë dorëheqjen si deputet për këtë arsye.

Sipas informacioneve, z. Dimas (ND) do të caktohet Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Jashtëm, z. Avramopulos (ND) Ministër i Mbrojtjes Kombëtare, z. Arvanitopoulos (ND) Ministri i Arsimit, ndërsa z. Mourmouras është caktuar në postin e Zëvendës Ministrit të Financave.

Mban postin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave Evangelos Venizelos.

Mbeten në qeveri ministrat Loverdos, Diamantopulu, Hrisohoïdis, Skandalidis, Repas, Ragousis, ndërsa e paqartë mbetet pozita e Papucis dhe Kastanidis.

Sfidat e qeverisë

Optimizëm se vendi do të arrijë të kapërcyejë krizën me punë dhe unitet, është shprehur nga kryeministri i ri Papadimos në deklaraten e tij të parë që vijnë nga e Pallatit Presidencial.

Një maratonë prej 100 ditësh është e nevojshme për të përballuar me sukses sfidat e para të qeverisë së re.

Në këtë tremujor do të gjykohen përpjekjet e bëra për të shmangur falimentimin e vendit. Në këtë kontekst, z. Papadhimos zgjedhja e të cilit shkaktoi komente shumë pozitive në kryeqytetet e vendeve të mëdha të eurozonës, tha se vendi duhet të mbetet në zonën e euros.

Ai sqaroi se qeveria e tij "është kalimtare" dhe shpjegoi se "detyra kryesore e saj është për të zbatuar marrëveshjet e samitit të liderëve të eurozonës më 26 tetor dhe zbatimi i politikës ekonomike që lidhet me këto vendime."

Në tre muajt e ardhshëm qeveria e koalicionit, do të cojë në parlament marrëveshjen e re të kredisë dhe do të kalojë dy teste të tjera kritike: përgatitja dhe miratimi e buxhetit për 2012 dhe sistemi i ri kombëtar i taksave.

Ajo do të bëjë të gjithë hapat e nevojshëm për lirimin e këstit të gjashtë të kredisë dhe përgatitje për lirimin e një doze tjetër të ndihmës me rreth 80 miliard euro.

Njëkohësisht, qeveria e re duhet të përfundojë negociatat për "prerjen" e borxhit grek dhe të përshpejtojë zbatimin e privatizimit të institucioneve publike e shtetërore.

Thuhet se tek presidenti në diskutim është hedhur edhe çështja e kohës së zgjedhjeve, që mendohet se nuk ka për të qenë në mëyrë të prerë 19 shkurti i vitit tjetër.

Lukas Papdhimos është emri që u zgjodh pas negociatave intensive mes Papandreut dhe Samaras natën e të mërkurës, pasi doli “fiasko” propozim për Kryetarin e Parlamentit Filipos Petsalnikos.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

22 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:18 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Tirana, miratohet plani urbanistik e rehabilitimi i sheshit 'Skënderbej'


TIRANE- Këshilli Bashkiak i mbledhur këtë të enjte pasdite ka miratuar vetëm me votat demokratëve projektin për planin e ri urbanistik të Tiranës. Partia Socialiste votoi kundër dhe tha se nuk mund të bëhet pjesë e një procesi të paligjshem pasi plani urbanistik i Tiranës është hartuar para dy viteve.

Bashkia e Tiranës ka përgatitur një studim analitik për Planin e Përgjithshëm urbanistik të kryqytetit. Përmes studimit, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për hartimin e planit të ri, i cili do të jetë në maj 2012.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak miratoi me 29 vota pro dhe 21 vota kundër, projektvendimin për rehabilitimin e qendrës së qytetit. Ndërsa sa i përket vendimit për krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re ajo u miratua me konsensus midis palëve.

Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë mbledhjes së sotme shqyrtoi gjithsej shtatë projektvendime, që reflektojnë përpjekjet për krijimin e vendeve të punës, si dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

STUDENTËT, KËSHILLI MIRATOI LINJËN E RE TË TRANSPORTIT URBAN
Ora 22:16-Këshilli Bashkiak miratoi projektin e Kryebashkiakut Basha për krijimin e një linje të re autobuzi e cila do të shtrihet nga Qendra deri në Qytetin Studenti.Kjo linjë do t’u krijojë studentëve lehtësi në qarkullim dhe do të ofrojë shërbimin, në përputhje me Kartën Bashkiake të Studentit.

MIRATOHET KRIJIMI I BORDIT PËR ARTIN DHE KULTURËN
Ora 22:15-Këshilli Bashkiak miratoi projektin për krijimin e Bordit për Artin dhe Kulturën. Ky bord që do të ketë si detyrë miratimin e fondeve në këtë fushë, çka do të sjellë përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet.
Krijimi i këtij Këshilli, është një hap përpara në premtimin e Bashës për të investuar në art dhe kulturë dhe për t’i vendosur artistët në vendin që ata meritojnë, në krye të këtij angazhimi.
Në këtë këshill marrin pjesë emra të njohur të artit e kulturës si Ali Oseku, Timo Flloko, Vikena Kamenica, Arben Skënderi, Gent Korini, Erfort Kuke, Parid Teferiqi, Genc Çocoli, Yllka Mujo, Kreshnik Tartari, Marjeta Zaçe, Miço Papadhopulli, Bujar Shehu.

MIRATOHET VENDIMI PËR STRUKTURËN ORGANIZATIVE TË BASHKISË
Ora 22:05-Këshilli Bashkiak miratoi me 29 vota pro projektvendimin për strukturën organizative të ndërmarrjeve në varësi të Bashkisë.
Bëhet fjalë për tre ndërmarrje, dhe një tjetër që merret me mirërritjen e fëmijëve.
Ky projekt ka si qëllim që t’u sigurojë qytetarëve shërbim më efiçent dhe më të mirë në kopshte e çerdhe, në parqet dhe hapësirat çlodhëse dhe në qendrat kulturore të Tiranës.
Këto ndryshime do t’i kursejnë qytetarëve 1 milionë dollarë në vit dhe kjo është pjesë e angazhimit të Kryebashkiakut për uljen e barrës fiskale, për llogaridhënie në qeverisje dhe për mbrojtjen e taksave të qytetarëve.

MIRATOHET RREGULLORJA E AGJENCISË PËR MBROJTJEN E KONSUMATORIT
Ora 22:00-Pas krijimit të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumaorit, Këshilli Bashkiak miratoi rregulloren e saj. Ky vendim ka të bëjë me fuqizimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila mbron qytetarët e Tiranës nga spekulimet.
Miratimi i rregullores do të bëjë të mundur mos përplasjen e kompetencave të Agjencisë me institucionet e tjera të pushtetit qëndror.

XHAMIA E RE, MIRATOHET UNANIMISHT KRIJIMI I KOMISIONIT
Ora 21:42- Këshilli Bashkak miratoi unanimisht vendimin për krijimin e Komisionit për ndërtimin e Xhamisë së re. Ky komision do të përfshijë zërin e qytetarëve, në procesin e ndërtimit të saj dhe përbëhet nga drejtuesit e Komunitetit Musliman, të institucioneve qendrore dhe vendore.

MIRATOHEN NDËRHYRJET NË SHESHIN "SKENDERBEJ”
Ora 21:15- Këshilli Bashkiak miratoi me 29 vota pro dhe 21 vota kundër, projektvendimin për rehabilitimin e qendrës së qytetit. Propozimi i kryebashkiakut Basha ka të bëjë me lehtësmin e trafikut në sheshin “Skenderbej” dhe përreth tij. Sipas tij , qendra është më shumë se sa hapësira fizike që ajo zë, është ndërlidhëse e lagjeve të ndryshme dhe është projektuar për të ndihmuar qytetarët, në jetën e tyre të përditshme. Ky projektvendim miraton sipas ligjit, punën e bërë deri tani nga Bashkia në qendrën e qytetit, e cila do të jetë e kalueshëme nga kalimtarët dhe mjetet, brenda 15 nëntorit.

PLANI URBANISTIK MIRATOHET VETËM ME VOTAT E KËSHILLTARËVE TË PD
Ora 19:50 Me 29 vota pro dhe 24 kundër, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi fillimin e procesit të planit urbanistik të Tiranës.

Këshilli Bashkiak pasi ka debatuar në lidhje me propozimin që kreu i Bashkisë paraqiti sot për nisjen e procesit të planit urbanistik të Tiranës, miratoi vetëm me votat e këshilltarëve demokratë nisjen e këtij procesi. Bashkia e Tiranës ka përgatitur një studim analitik për Planin e Përgjithshëm urbanistik të kryqytetit. Përmes studimit, Bashkia e Tiranës do të nisë punën për hartimin e planit të ri, i cili do të jetë në maj 2012.

BASHA: TIRANËS I DUHET PLANI URBANISTIK! DALIPI: NUK VOTOJMË
Ora19:45 Kryebashkiaku i’u kërkoi këshilltarëve bashkiakë bashkëpunim për të realizuar atë ç’ka kanë nevojë me të vërtetë qytetarët e Tiranës
Duke iu përgjigjur pretendimeve të përfaqësuese të opozitës se duhet të merrt parasysh plani i administratës së mëparëshme të Bashkisë, Basha bëri thirrje, “ t’i futemi punës që madhe që na pret, asaj që tashmë i jemi futur dhe ta vazhdojmë atë, në të mirë të shërbimit të qytetarëve. Ky është thelbi i asaj që unë kërkoj”.

Ai ftoi edhe njëherë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të miratojnë planin e propozuar urbanistik, në të mirë të qytetarëve të Tiranës.

“Ju siguroi se Tirana nuk ka asnjë plan urbanistik. Është e çuditshme që këtë e degjoni disa herë dhe nuk e pranoni”,- u tha Basha anëtarëve të opozitës.

Përfaqësuesi i opozitës Alfred Dalipi, u përgjigj duke përsëritur se “plani ekziston dhe prej dy vitesh është në faqe zyrtare të Bashkisë, për të cilin janë dhënë dy milionë euro. Vota jonë për planin do të jetë kundër”.

“Reflektoni dhe njëherë për vendimin tuaj. Nëse doni që të flasim pse janë harxhuar para dhe s’ka një plan të ligjshëm, unë mund ta bëjë këtë debat ditë dhe natë. Por nuk është në interesin tim për të gjetur fajtorin”, -nënvizoi Basha.

KOSOVRASTI: TE ZYRTARIZOJMË NISMËN
19:29 Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti, ftoi përfaqësuesit e opozitës që të miratojnë projektvendmin për zyrtarizimin e nisjes së hartimit të Planit Urbanistik.
“Jemi në fillimin e punës për këtë proces, nuk po flitet për një plan që duhet të rishikohet. Ti japim mundësinë Kryetarit Basha për këtë nisëm”,- tha Kosovrasti.

Por, përfaqësuesit e opozitës gjykojnë se plani i fundit i administratës së mëparëshme të bashkisë nuk duhet të hidhet poshtë, pasi sipas tyre ky vendim përbën një faturë të rëndë financiare.

DEBATE PËR PLANIN URBANISTIK
Ora 19:19 Debate në Këshillin Bashkiak sa i përket planit urbanistik të Tiranës. Këshilltarët socilalistë kërkojnë që plani urbanistik të ketë një vizion më të gjerë.

Në përgjigje të këshilltarëve të majtë Basha u ndal në fillimin e përpilimit të planit urbanistik.
“Duhet të ecim mbi një plan me të dhëna të përditësuara për interesat e qytetit dhe qytetarëve. Jam i vendosur të jap një dokument të plotë për këto interesa. Ka çështje, të cilat nuk mund t’i zgjidh një plan urbanistik, por besoj që plani i përfunduar sipas parametrave do t’i shërbejë brezave të ardhshëm",- u shpreh Basha.

Këshilltarët e Partisë Socialiste deklaruan se Këshilli Bashkiak ka miratuar njëherë më parë planin urbanistik të kryeqytetit dhe mund të miratohet vetëm ndonjë ndryshim i tiji.

“Rruga më e shkurtër për të patur plan rregullues të mirëfilltë pasi ka patur një të tillë në fakt, do të ishte sikur ju ta paraqisnit planin mbi të cilin ne të bënim përmirësime. Edhe më i miri të jetë si projekt ka nevojë të përmirësohet. Rruga sinqerisht është e gabuar dhe nuk duhet vazhduar kështu”,- theksoi këshilltari i majtë Mehmet Hasalami.

Kreu i Bashkisë Lulzim Basha i ka kërkuar këshilltarëve socialistë të jenë pjesë e procesit të planit urbanistik të qytetit, duke theksuar se Tirana nuk ka një plan të tillë.

“Nuk kam anjë kërkesë të merremi me cështje boshe, por nuk jam aspak dakort se vlen për të gjtihë qytetarët se qyteti ka vijuar të masakrohet në aspiratat e veta. Dhe unë do bëhem një garant. Është mungesa e planit një nga shkaqet kryesore që situata është problematike. Jam i sigurt që kjo ndodh në Tiranë”,- theksoi Basha.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

23 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:19 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Berisha: Rama kurban interesin qytetar, të marrë kurs nga Crvenkovski!


TIRANË-Kryeministri Sali Berisha mbajti sot mbledhjen e radhës së qeverisë ku diskutoi gjerësisht mbi festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe vizitën zyrtare që kreu një ditë më pare në Maqedoni.
Duke marrë shkas nga vizita në shtetin fqinj, Maqedoni, Berisha sulmoi kreun e opozitës Edi Rama duke e akuzuar se bllokoi integrimin dhe punoi kundër interesave të qytetarëve të vendit.

“Rama do të kurbanizojë interesat me jetike të qytetarëve të këtij vendi. Nga vizita në Maqedoni, takimet që bëra u binda se opozita në Maqedoni mbështet gjithë reformat për integrimin e vendit. Nuk mund të përdoret pushteti pavarësisht nga kundërshtite që ke me rivalin në pushtet. Nuk mund të perdorësh pushtetin për të ndëshkuar qytetarët. Nuk mundesh kurrë të viktimizosh fëmijët, burrat dhe gratë e këtij vendi se pse humb vetë, se të kap sindromi posesiv i "Kurbanit" dhe do të kurbanizosh interesat më jetike të vendit e shqiptarëve. Rama të marrë kurs nga lideri i opozitës në Maqedoni, Branko Crvenkovski”.

I fokusuar mbi festimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, kryeministri deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se 100-Vjetori i Pavaresise se Shqiperise është themeli mbi të cilin janë ngritur te gjitha ngjarjet e medha ne historine e kombit shqiptar. "Ky vit duhet te shënojë veprimtarite me te shumta për nderimin e sakrifices se shqiptarëve për pavarësi”

Berisha theksoi se duke nisur nga 28 Nëntori i këtij viti deri në 28 Nëntorin e vitit tjetër, qeveria të nisë përgatitjet për të realizuar festime madhështore.
Kohën nga 28 nëntor 2011-28 nëntor 2012 ta shpallim si vitin e 100-Vjetorit te Pavarësise. Ministrat të bëhen gati të ngrejnë Komision për kremtimin e ditëlindjes se shtetit shqiptar”.

Kreu i qeverisë kërkoi që të nisë menjëherë puna dhe për ndërtimin e Stadiumit dhe Parlamentit të ri.

Në këtë mbledhje të kabinetit të ministrave, Berisha kërkoi të hapet konkursi për monumentin e pavarësisë. “Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet që ai te perfundojë më 28 Nëntor”, ndërsa shtoi se 100-Vjetori i Pavarësise së Shqipërisë është një akt madhor, në të cilin kanë kontribut edhe shqiptaret në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në diasporë.

Sipas kryeministrit dhe historianët duhet të punojnë për të zbardhur të vërtetat historike të ngjarjeve që sollën pavarësinë e Shqipërisë.
“Shpresoj që ky 100 -Vjetor të jetë frymëzim i madh për historianëtshqiptarë që të bëjnë atë që nuk kanë bërë, të nxjerrin në shesh të vërtetat historike të cilat në këto lloj variantesh nuk munden kurrë të zbehin qëndresën mbinjerëzore të këtij kombi”.

Berisha njoftoi sot ministrat në mbledhjen e qeverisë dhe për bisedimet e ditës së mëparshme me udhëheqësit e shtetit maqedonas. “Falenderoj në mënyrë të sinqertë Kryeministrin Gruevski, Presidentin Ivanov dhe të gjithë liderat e tjerë të Maqedonisë, për mikpritjen e shkëlqyer që më rezervuan. Ishte një takim 1-ditor, i shkurtër, por shumë i frytshëm, pasi u arritën marrëveshje të rëndësishme ekonomike”.

Berisha tha se me shtetin maqedonas u ra dakod për ndërtimin e një terminali hekurudhor kontenierësh në Strugë, marrëveshja për bashkimin e linjës hekurudhore Lin-Kërçovë, një pakt portual për kalimin e mallrave nga porti i Durrësit në Maqedoni, ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore midis dy vendeve dhe mundësinë për të udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoni e anasjelltas thjesht duke mbajtur një kartë identiteti”.

Në vazhdim të fjalës, Berisha veçoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, për respektimin e të drejtave të shqiptarvëe në Maqedoni.
Ai tha se programi i Qeverisë së Maqedonisë është një program i integruar.
Më tej ai u ndal në vizitën në Tetovë, ku tha se u karakterizua nga momente të veçanta dhe veçoi takimet në Universitetet e Tetovës.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

24 Re: Gazeta Shqiptare - Titujt kryesore prej Fri Nov 11, 2011 9:20 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Lukas Papadhimos, kryeministri i qeverisë së koalicionit në Greqi

Nga:
ANILA JOLE


ATHINE - Lukas Papadhimos është kryeministri i ri i Greqisë.

Zyrtarizimi në këtë post, i bankierit të njohur, u bë sot në orën 14 30 (ora lokale) në një deklaratë të presidentit të Republikës.

Lukas Papadhimos, ish-zëvendëspresident i BQE dhe ish-guvernator i Bankës së Greqisë, i cilësuar nga shtypi i huaj si "avokati i kursimit", u shpall kryeministër, pas një takimi prej mëse 4 orësh në presidencë, mes presidentit dhe krerëve politikë, të cilëve iu bashkua edhe vetë Papadhimos.

Mbërritja e tij në takim, konfirmoi se palët kishin rënë tashmë dakort për emrin e kryeministrit dhe se në vazhdim do të flitej për përbërjen e qeverisë së re dhe detaje të tjera.

Pas një takimi të gjatë, në ditën e pestë të negociatave, Papandreu e Samaras dolën të buzëqeshur nga presidenca, por pa bërë asnjë deklaratë, duke i lënë mundësinë të fliste për herë të parë për mediat në cilësinë e kryeministrit, të sapoemëruarit në këtë post, Lukas Papadhimos.

Në deklaratën e parë si kreu i qeverisë greke së koalicionit, Lukas Papadhimos falenderoi për besimin që u tregua ndaj tij, duke i dhënë postin e kryeministrit.

“Ekonomia greke po përballet me probleme të mëdha, pavarësisht nga përpjekjet e bëra. Greqia është në një udhëkryq. Zgjedhjet e bëra do të jenë vendimtare”, deklaroi kryeministri i ri.

“Unë jam i bindur se pjesëmarrja e vendit në zonën e euros do të lehtësojë rregullimin ekonomik. Kjo nuk do të jetë rrugë e lehtë, por me unitet, problemet mund të zgjidhen," tha Papadhimos, duke theksuar nevojën që vendi të qëndrojë me cdo kusht në Eurozonë.

Qeveria e re e Lukas Papadhimos do të përurohet nesër në ora 14 00 dhe menjëherë do të marrë në duar drejtimin e vendit.

Sfidat më emergjente të kësaj qeverie janë miratimi në parlament i marrëveshjes së kredisë dhe zbatimi i gjithë vendimeve që rrjedhin prej saj, si një parakusht për lëvrimin e këstit të gjashtë të ndihmës dhe një hap i rëndësishëm që e fut Greqinë në rrugën e daljes nga kriza e thellë, në të cilën ndodhet aktualisht dhe më pas përgatitja e vendit për zgjedhjet e parakohshme.

Profesionalizmi, dhe prapavija e fortë në fushën akademike dhe sidomos atë të financave, që disponon Lukas Papadhimos, kanë ngjallur mjaft shpresa në opinionin grek dhe vecanërisht tek partnerët evropianë të Greqisë.

Me në krye ish-zëvendëspresidentin e BQE, njeriun që punoi fort për hyrjen e Greqisë ne Evropë, tani vendi mund të shpresojë për përshpejtimin e dhënies se këstit të gjashtë dhe të largojë shpejt e përfundimisht, mundësinë e falimentimit.

Lajmi për emërimin e Lukas Papadhimos, në krye të qeverisë së përkohshme në Greqi, u bë “breaking news” për televizionet në gjithë botën, të cilët ndërprenë cdo transmetim, për ta anoncuar atë si lajm të rëndësisë së vecantë.

Zyrtarizimi i emrit të tij në krye të qeverisë greke, ndikoi menjëherë në krijimin e një klime pozitive në tregjet botërore.

Ndiqni zhvillimet e sotme hap pas hapi (me orën lokale).

Deklarata e Papadhimos pas emerimit kryeminister i qeverise se koalicionit.

Ora 15 10 - Në deklaratën e parë si kryeministër i qeverisë së koalicionit, Lukas Papadhimor falendëroi për besimin që u tregua ndaj tij duke i dhënë pozicionin e kryeministrit dhe deklaroi se “të gjithë duhet të kontribuojnë në trajtimin e krizës”.

“Unë jam i bindur se pjesëmarrja e vendit në zonën e euros do të lehtësojë rregullim ekonomik”, tha Papadhimos.

“Ekonomia greke po përballet me probleme të mëdha, pavarësisht nga përpjekjet e bëra. Greqia është në një udhëkryq. Zgjedhjet e bëra do të jenë vendimtare”, deklaroi kryeministri i ri.

"Kjo nuk do të jetë rrugë e lehtë, por me unitet, problemet mund të zgjidhen," vuri në dukje Papadhimos, duke theksuar nevojën që vendi të qëndrojë me cdo kusht në Eurozonë.

Zhvillimet gjate dites se sotme

Ora 14 32 - Lukas Papadhimos emërohet kryeministër, në krye te qeverise se koalicionit. Deklarata zyrtare nga presidenti i Republikes. Neser ora 14 00 konstituimi i qeverisë se re.

Ora 14 00 - Shpallja nga Presidenti i Republikës do të përfshijë jo vetëm emrin e kryeministrit të ri, por edhe një plan për nismat e qeverisë së re në të ardhmen e afërt.

Ora 13 40 - Nga casti në cast pritet njoftimi zyrtar. Spekulime lidhur me përbërjen e qeverisë së re. Neser ne ora 14:00 konstituimi i qeverisë.

Ora 13 30 - Perfundojne bisedimet. Pritet deklarata zyrtare nga presidenti

Ora 13 15 - Kanë kaluar tre orë nga fillimi i takimit të Këshillit të Kryetarëve dhe një orë nga mbërritja e Lukas Papademos në presidencë. Vazhdojnë konsultimet mbi përbërjen e qeverisë së re.

Ora 12 45 - Kryepeshkopi Jeronimos, ndryshon axhendën në pritje të kurorëzimit të qeverisë së re.

Ora 12 40 - Mediat: Papulias, Papadimos dhe kreret politike po diskutojne përbërjen e qeverisë dhe kohëzgjatjen e mandatit te saj

Ora 12 09 - Mbërrin në takim Lukas Papadhimos. Eshtë rënë dakort për emrin e tij në krye të qeverisë së re.

Ora 12 00 - Ka 2 orë që po zhvillohet takimi dhe ende asnjë njoftim zyrtar për emrin e kryeministrit të ri.

Ora 11 40 - Ka mbi 90 minuta që po zhvillohet takimi në presidencë dhe ende asnjë shenjë për emrin e kryeministrit të ri.

Ora 10 20 - Njoftohet se Lukas Papadhimos mund të jetë pjesë e takimit në presidencë.

Ora 10 07 – “Gjithcka në rregull”, tha kreu i LAOS, Jorgos Karaxhaferis, para takimit te presidenti.

Ora 10 06 - “Është hera e tretë kam ardhur në këtë çështje, dhe shpresoj që të jetë e fundit," tha Antonis Samaras, ndërsa hynte në presidencë.

Ora 10 05 – Krerët politikë mbërrijnë te presidenti Papulias. Fillon takimi.

Ngjarjet që paraprinë gjatë natës dhe ditës së djeshme.

Mbrëmë u njoftua një takim mes krerëve politikë sot në ora 10 00, tek presidenti Karolos Papulias, për emërimin e kryeministrit të ri.

Emri i Lukas Papadhimos do diskutohet në këtë tryezë, pasi mbrëmë pas 4 ditësh përpjekje të pafrutshme për formimin e një qeverie koalicioni, rifilluan negociatat me bankierin Lukas Papadhimos për postin e kryeministrit të kësaj qeverie.

Ky i fundit ka vënë kushtet e veta për të pranuar postin e kryeministrit.

Papadhimos kërkon të sigurohet garancia me 5 firma për marrëveshjen e 27 Tetorit, kërkon që zgjedhjet e parakohshme të bëhen më vonë se 19 Shkurti i vitit të ardhshëm, pjesëmarrje më të gjerë të "Demokracisë së re" në qeveri dhe pohon se nuk ka preferencë të vecantë për ministrinë e Financave, duke lënë të kuptohet se nuk ka kundërshtim për Evangelos Venizelos, në krye të kësaj ministrie.

Kandidatura e Filipos Petsalnikos, Kryetarit të Parlamentit, personi, që sic u shpreh Papandreu, "i bashkon të gjithë", duket se u bë shkak i dështimit të bisedimeve të mbrëmjes së djeshme. "Tërmeti" ne PASOK rrezoi kandidaturen e Petsalnikos.

Kreu i partisë LAOS, z. Karatzaferis u largua që në fillim nga takimi, duke thënë thellësisht i zemëruar para gazetarëve, se “Papandreu e Samaras po bëjnë lojëra taktike”.

Ai deklaroi gjithashtu se “nëse nuk është Lukas Papadhimos kryeministri i ardhshëm, vendi do të dëmtohet”.

Kryetari i opozitës "Demokracia e re", Antonis Samaras pohoi se “të enjten në takim, do të jetë i hapur për të pranuar cdo propozim që do bëhet”.

Ndërkaq mbrëmë, para se të fillonte ky takim, Papandreu njoftoi publikisht dorëheqjen e tij si kryeministër, gjatë një fjalimi në televizion.

Papandreu garantoi "mbështetjen ndaj qeverisë së re, që ajo të bëjë gjithcka është e nevojshme, për të nxjerrë vendin nga kriza."

Ai theksoi fushat kryesore, ku duhet të lëvizë politika e qeverisë së koalicionit, me objektivin siç tha, për mbajtjen e vendit në euro.

Në fund Papandreu falënderoi bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe popullin grek, për fuqinë e këmbënguljes dhe besimin e tyre.

Por pavarësisht fjalimit të “lamtumirës”, duket se të paktën edhe disa orë, Papandreu do të jetë ende kryeministër i Greqisë, përderisa edhe pas 4 ditësh, nuk u arrit të vendosej emri i pasardhësit, që do qetësonte popullin grek, partnerët evropianë që presin vendimmarrjet dhe tregjet.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com