ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Si me qiu tezja ime
Mon Sep 11, 2017 10:54 pm nga kamerras10

» Seks me vellain
Mon Jul 31, 2017 11:28 am nga kamerras10

» Foto te Genta Ismajlit
Sat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» seks i eger me kunatin
Mon Sep 22, 2014 10:14 am nga Vizitor

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Sun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Sun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Tue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Fri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Thu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Tue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Sat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Tue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» seks me motren time te madhe
Thu Mar 07, 2013 3:18 pm nga Vizitor

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Wed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Fri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Fri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Fri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (367)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
Dreamer
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

19% 19% [ 24 ]
4% 4% [ 5 ]
11% 11% [ 14 ]
21% 21% [ 26 ]
10% 10% [ 12 ]
6% 6% [ 8 ]
2% 2% [ 2 ]
2% 2% [ 3 ]
21% 21% [ 27 ]
4% 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

ZonaShqiptare.co.nr » Multimedia » Gazeta Panorama » Panorama Online

Panorama Online

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:06 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Titujt kryesore te gazetes Panorama.


_________________
ZonaShqiptare

2 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:07 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Policia: Makina ku u kap Shullazi, jo e Kuvendit

TIRANË- Makina me të cilën u ndalua nga policia Emiljano Shullazi nuk është pronë e Kuvendit. Këtë deklaratë ka bërë sot policia e Tiranës, duke sqaruar për mediat, se automjeti në fjalë ka qenë i shitur në ankand.
“Në lidhje me automjetin tip Benz me targë TR.2703 L, i përdorur gjatë momenteve të kapjes në flagrancë për armëmbajtje pa leje të shtetasit Emiljano Shullazi, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, sqaron opinionin publik se : Automjeti me targë TR.2703 L, nuk është pronë e Kuvendit të Shqipërisë, pasi më datë 19 Shtator 2011 shtetasi Besnik Dogushi, ka blerë këtë automjet me ankand nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave të Shtetit”, ka sqaruar policia përmes një deklarate për shtyp.
Sipas deklaratës, shtetasi Dogushi e ka lënë makinën për shitje në një pikë servisi, ku Shullazi e ka blerë, duke e përdorur më pas pa ndryshuar pronësinë.
“Gjatë deklarimeve të dhëna në polici, shtetasi Besnik Dogushi thekson se, automjetin me targë TR.2703 L e ka lënë për t’a shitur në servisin e Mercedez Benz në Laprakë dhe më pas këtë automjet e ka blerë në këtë servis, shtetasi Emiljano Shullazi, pa kryer ende veprimet ligjore për ndërrimin e pronësi”, thuhet në të.


_________________
ZonaShqiptare

3 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:08 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
HEC-et, METE zgjidh kontratat me 12 kompani


TIRANE- Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka pezulluar sot 12 kontrata koncensionare per HEC-et. Vendimi i marre vjen pas nje kontrolli te bere ne shoqerite perkatese, nga ku ka rezultuar se ato nuk kishin permbushur detyrimet kontraktuale.
Sipas METE-s, kompanite te cilave iu zgjidhen kontratat prej disa vitesh nuk kishin plotesuar kushtet, duke shkelur detyrimet qe rridhnin nga vete kontratat.
Shoqëritë e penalizua janë: Ansara Koncesion, Pre Energu, Stebleva, Energji Univers, Strelca Energy, Geoalbania Uno, Erald Energjitik, Rajan Energy, Eko Energy, Veleshica, Energy dhe Hec i Peqinit.


_________________
ZonaShqiptare

4 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:09 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
‘Maqedonia ka problem me shqiptarët e bullgarët’



SHKUP- Hartuesi i “Enciklopedisë Maqedonase”, akademik Bllazhe Ristevski ka deklaruar se Maqedonia ka problem me shqiptarët dhe bullgarët.
Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për televizionin “Nasha TV” në Shkup, informon agjencia e lajmeve INA.
“Ne si vend presionin më të madh e kemi nga Shqiptaria. Ajo po zë territore dhe ky është presioni më serioz. Ky presion duhet patjetër të zgjidhet nga ne. Nuk mund të lejojmë që gradualisht të na zaptohet territori, sepse kemi pastrim etnik edhe sot dhe këto janë probleme serioze”, ka theksuar akademiku Ristevski.
Ai ka komentuar edhe për figurën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. “Trimëritë që po i tregon zotëriu Ahmeti, po ndodhin tani sepse Parlamenti i fali gjynahet. Derisa nuk ishin të falur ku ishte ai për të folur dhe pse atëherë e mori kallashnikovin”, deklaroi Ristevski.
Si kërcënim tjetër për Maqedoninë ai ka përmendur Bullgarinë dhe planet e saj përmes dhënies së shtetësive për qytetarët maqedonas, për mosnjohjen së kombit dhe gjuhës maqedonase. Ai ka theksuar se politika bullgare sot po punon për të tërhequr qytetarët maqedonas përmes dokumenteve personale.
“Sot qindra qytetarë tanë kanë votuar për zgjedhjet në Bullgari dhe regjistrimin. Kjo do të thotë se nga kjo anë kemi një lloj presioni”, theksoi akademik Bllazhe Ristevski, i njohur si hartuesi dhe kryeredaktori i “Enciklopedisë Maqedonase”, e cila nxiti debate për shtrembërimin e fakteve historike dhe përmbajtjes ofenduese dhe trilluese për shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare. (INA)


_________________
ZonaShqiptare

5 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:09 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Barroso: E ardhmja e BE-së, në rrezik



Presidenti i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso, ka paralajmëruar për rreziqet e përçarjes së Bashkimit Evropian në zonën e euros.
“Një union i përçarë nuk do të funksiononte,” tha Barroso në një “Fjalim për Evropën” të mbajtur në Berlin. Evropa, ndodhet para marrjes së vendimit nëse do të vazhdojë të ekzistojë apo do të shpërbëhet.
Një integrim i fortë në zonën e euros, për të cilin është e rëndësishme politika ekonomike dhe financiare, nuk duhet të bjerë në kurriz të shteteve që nuk janë anëtare të euros. Kjo nuk do të ishte e ndershme karshi vendeve si Polonia, e cila kërkon po ashtu të fusë monedhën evropiane.
Shefi i grupit të euros Jean-Claude Juncker, kundërshtoi mendimin e përgjithshëm se euro ndodhet në krizë. Ekzistojnë probleme me vendet e futura thellë në borxhe, por euro është histori e suksesshme, për shembull për zvogëlimin e inflacionit, tha Juncker në Lisbonë.


_________________
ZonaShqiptare

6 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:10 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Mat, një person ekzekutohet me armë zjarri



MAT- Një person ka gjetur vdekjen pasi eshte ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në komunen Ulez te rrethit te Matit.
Sipas te dhenave te para te policise mesohet se viktima eshte identifikuar si shtetasi Mëhill Gjeçi. Rrethanat e vrasjes se tij mbeten ende te paqarta. Forca te policise kane shkuar ne vendin e krimit dhe kane nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.
Nuk ka ende te dhena rreth motiveve te ngjarjes dhe as ndonje person te dyshuar si autor te vrasjes.


_________________
ZonaShqiptare

7 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:10 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Incidenti në veri, vdes 1 nga 3 serbët e plagosur



Ka ndërruar jetë njëri nga tre serbët, të plagosur mbrëmë gjatë një përleshjeje mes shqiptarëve dhe serbëve në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë.
Lajmin e bëri të ditur, agjencia Associated Press, e cila raporton se i vdekuri është Sava Mojsiq.
Dy të plagosurit e tjerë, njëri nga te cilet polic, thuhet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
*****
Pas një përleshjeje në mes të disa banorëve serbë e shqiptarë në veri të Mitrovicës, konkretisht në Lagjen Kroi Vitakut, janë plagosur tre serbë – njëri nga ta pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Hoti ka thënë se pas incidentit policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas zyrtarëve policorë, të plagosurit u janë nënshtruar operacioneve kirurgjikale dhe “gjendja shëndetësore e dy prej të plagosurve është më e rëndë”.
Hoti ka njoftuar se aktualisht situata është në kontroll dhe se nuk ka pasur reagime për ngjarjen. Ai tha se fokusi i Policisë së Kosovës tani është gjetja e kryesve të krimit.
Gjetjen e të dyshuarve e kanë kërkuar edhe Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, që tashmë kanë dënuar incidentin dhe kanë bërë thirrje për qetësi.
Në reagimin e saj dërguar mediave, presidentja Atifete Jahjaga vlerësoi se “aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend”.
Presidentja e Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po ashtu u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
Po përmes një deklarate për media, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar ashpër incidentin që ka ndodhur sot në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Qeveria fton organet kompetente që t’i ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të rëndë, të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm, forca paqeruajtëse e NATO-s ka konfirmuar se ka përdorur gazin lotsjellës, në përpjekje për të ndalur dy kamionë, të cilët, siç thuhet, “rrezikonin parametrat e sigurisë së pikës së re të kontrollit” në veri të Kosovës.
Veriu i Kosovës vazhdon të jetë një zonë ushtarake nën mbikëqyrjen e KFOR-it, pas tensioneve që pasuan përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të marrë nën kontroll pikat kufitare me Serbinë në veri të vendit, më 25 korrik, dhe kundërshtimeve të serbëve lokalë që u manifestuan me ngritjen e barrikadave nëpër rrugë.
Hapat e KFOR-it në mbështetje të lirisë së qarkullimit për EULEX-in pasojnë vendimet e strukturave serbe që në këtë pjesë vetëm KFOR-i mund të lëvizë lirshëm, por jo edhe misioni i BE-së – EULEX. Por, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga KFOR-i. (rel)


_________________
ZonaShqiptare

8 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:11 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Tetovë, Berisha pritet nga qindra shqiptarë



TETOVE- Qindra qytetarë të Tetovës, me duartrokitje dhe brohorima të grumbulluar para hyrjes së Komunës së qyteti kanë pritur në mbrëmje kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.
Siç njofton, e përditshmja në shqip KOHA, përveç qytetarëve, Berisha është përshëndetur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi dhe grupin parlamentar para objektit të Komunës, ndërkohë që është pritur edhe nga ana e kryetarit të Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Berisha ka premtuar intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa ka premtuar edhe rregullimin e infrastrukturës që Tetova të lidhet me Tiranën, Prishtinën, Shkupin.
“Dëshiroj ta shprehi respektin tim ndaj qytetarëve të cilët me punën e tyre, përkushtimin, guximin dhe angazhimin për liri e bënë Tetovën qytet të lirë me vlera të larta kombëtare, në të cilin ekziston bashkëjetesa dhe bashkëpunimi midis banorëve. Tetova është edhe qyteti i tretë i shqiptarëve me dy universitete që është një prej arritjeve tona më të mëdha”, theksoi Berisha pas takimit me kryetarin e komunës Bexheti.
Kryeministri shqiptar u takua edhe me udhëheqësitë e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe të Universitetit të Evropës Juglindore. Në Universitetin e EJL-së para studentëve mbajti ligjërim kushtuar çështjeve rreth Ballkanit dhe integrimeve euroatlantike.
Berisha mori edhe çmimin vjetor për Lidership për vitin 2009 që iu nda nga ana e Institutit për Demokraci dhe Zhvillim.


_________________
ZonaShqiptare

9 Re: Panorama Online prej Thu Nov 10, 2011 10:11 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Tropojë, 2 të vdekur, 1 i plagosur në minierë



PAÇ- Një masiv dheu i ka marrë jetën sot dy të rinjve, ndërsa një tjetër është plagosur në minierën e Paçit të rrethit të Tropojës. Mësohet se dy viktimat janë shtetasit, Erjon Geci, 23 vjeç dhe Dritan Neza, 20 vjeç, ndërsa emri i të plagosurit nuk bëhet i ditur.
Sipas të dhënave të para raportohet se tre të rinjtë kanë qenë duke nxjerrë mineral në momentin që një masiv dheu ka rrëshkitur duke i zënë poshtë, duke sjellë kështu edhe tragjedinë.
I plagosuri, për gjendjen e të cilit ende nuk ka informacione mësohet se është i ushtruar në spitalin rajonal të Tropojës.


_________________
ZonaShqiptare

10 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:07 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Basha: Synojmë një Tiranë miqësore ndaj biznesit


TIRANË- Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi me biznesmenë amerikanë në bashki ka siguruar se do të bëhet gjithçka për shndërrimin e Tiranës në një qytet sa më miqësor ndaj biznesit.
Ai ka informuar vizitorët për gjithë masat e marra deri më tani, që nga lehtësimi për procedurat e licencimit me sportelin e vetëm, por edhe për eliminimin e një sërë licencash dhe kthimin e tyre në vetëdeklarime.
“Kemi marrë masa për ta bërë jetën ekonomike në këtë qytet më të mirë për biznesin për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për biznesin. Muajin e kaluar kemi marrë miratimin për të eliminuar disa tarifa, një listë prej 23 tarifash, pjesa më e madhe e taksave janë reduktuar. Kjo ka qëllim për ta bërë Tiranën më miqësore për bizneset”- tha Basha.
Sipas tij, shumë shpejt do të nxiten dy nisma së pari, bizneset e vogla dhe të mesme të cilat punësojnë 15 ose më shumë punonjës dhe tjetra për kompanitë më të mëdha, do shikojmë skema për rimbushim të pjesshëm të taksave, duke pasur parasysh se do të ketë një punësim të lartë.
“Besojmë se zhvillimi ekonomik për t’i krijuar mundësi biznesit është nga shërbimet më të mira që bashkia mund të ofrojë, përveç punimeve në infrastrukturë”- tha ai.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

11 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:07 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Gjykimi ndaj Limajt, dëshmon Hashim Thaçi


PRISHTINË- Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro ka ‘vizituar’ të martën kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për ta pyetur atë rreth disa zhvillimeve që kanë ndodhur dymbëdhjetë vjet më parë në Kosovë.
Ai në retrospektivë dëshiron të dijë se cili ka qenë roli i Fatmir Limajt gjatë luftës në Kosovë, e posaçërisht roli i tij në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çfarë është marrë ai në këtë kohë dhe cili ka qenë roli i Limajt në hartimin e operacionit “Shigjeta”.
Thaçi kësaj here nuk është pyetur si politikan, por si drejtues politik i UÇK-së dhe si ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Intervistimi i Thaçit në cilësinë e dëshmitarit është bërë pasi një gjë të tillë e ka kërkuar shoku i tij i luftës, Fatmir Limaj, përmes mbrojtësve të tij.
Limaj, bashkë me nëntë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, akuzohen për krime lufte të kryera gjatë luftës në fshatin Kleçkë dhe gjykimi ndaj tyre pritet të nisë të premten në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. (Zëri)


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

12 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:08 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
“Kleçka”, nis sot gjykimi ndaj Fatmir Limajt


PRISHTINË- Nis sot gjykimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetar i PDK-së, Fatmir Limaj dhe tetë bashkëluftëtarë të tij, nën akuzë për krime të luftës në rastin Kleçka.
Pala mbrojtëse paralajmëron se do të kërkojë shtyrjen e këtij procesi deri pas vitit të ri. Kjo për shkak sepse avokatët nuk i dinë rrethanat e vdekjes së dëshmitarit kyç në këtë proces, Agim Zogaj. Avokati i Limajt, Tahir Rrecaj tha nëpërmjet telefonit se EULEX-i e ka për detyrim ligjore ta njoftojë atë për rrethanat që çuan në vdekjen e dëshmitarit X.
Në seancën e së premtes do të jenë të pranishëm nëntë të akuzuarit përfshi edhe deputetin Fatmir Limaj. Avokati Rrecaj nuk përjashtoi mundësinë që EULEX-i në seancën e së premtes të dorëzojë dokumentet e autopsisë, por megjithëkëtë ai tha se do të kërkohet shtyrja e nisjes së gjykimit për vitin 2012.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

13 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:08 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Sot betimi, Papadimos: Greqia në udhëkryq


ATHINË- Kryeministri i ri grek, i cili pritet te beje betimin sot ne mesdite, Lucas Papadimos, thotë se vendi i tij ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm dhe se nuk do të jetë e lehtë zgjidhja e problemit të borxhit me të cilin po ndeshet ekonomia greke.
Dje udhëheqësit politikë grekë emëruan zyrtarisht zotin Papadimos, ish nënpresident i Bankës Qendrore Evropiane, si udhëheqësin e qeverisë së përkohshme, i cili do ta udhëheqë vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve, ndoshta vitin e ardhshëm. Kryeministri grek Papandreu i dorëzoi atij përgjegjësinë për zbatimin e masave të rrepta ekonomike, të kërkuara nga kreditorët ndërkombëtarë, në shkëmbim të një ndihme tjetër për pagimin e borxhit që ka Greqia.
Zoti Papadimos, i cili do ta bëjë betimin si kryeministri i ri i vendit sot, tha se para tij ka një rrugë aspak të lehtë, për t’u përshkruar. Por ai tha se vazhdimi i përdorimit të Euros është një garanci për stabilitetin monetar të vendit dhe se grekët duhet të jenë optimistë për rezultatin përfundimtar, nëse qëndrojnë të bashkuar.
Ekonomisti grek i shkolluar në Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ka kandiduar ndonjëherë për post zyrtar, shihet gjerësisht si një personalitet jo partiak. Analistët thonë se ai ka lidhje të mira në kryeqytetet evropiane.
Më herët, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara presin me kënaqësi të punojnë kryeministrin e ri dhe se Greqia është një partnere e rëndësishme dhe mike e vjetër e Amerikes. Ai tha se Shtetet e Bashkuara mirëpresin konsensusin e arritur në Greqi për nevojën e zbatimit të reformave të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

14 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:09 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Plani urbanistik,Këshilli miraton nismën e Bashës


TIRANE- Këshilli Bashkiak ka miratuar me 29 vota pro dhe 24 kundër një nismë të kryetarit të Bashksië së Tiranës, për fillimin e procesit për hartimin e planit të përgjithshëm urbanistik të qytetit të Tiranës.
Pavarësisht thirrjeve të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha për këshilltarët e opozitës për të votuar nismën e tij, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, Aldrin Dalipi argumentoi votën kundër.
Ai tha se ka një plan të mëparshëm të Tiranës , është i bërë nga një studio zvicerane dhe prej 2 vitesh ndodhet në zyrën e kryeministrit, Sali Berisha, dhe për të cilin janë hedhur 2 mln euro.
Dalipi shtoi se, do të ishte më mirë që të vinte ky plan dhe të përmirësohej, dhe jo te sillej një plan tërësisht i ri.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha tha se nuk ekziston asnjë plan urbanistik për Tiranën. Mungesa e planit, tha Basha, ka sjellë edhe situatat problematike në kryeqytet.
Basha ftoi këshilltarët e opozitës që së bashku të punojmë për të ardhmen me përkushtim dhe pa paragjykim.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

15 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:10 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Berisha: 100 vjetori, viti i të gjithë shqiptarëve


TIRANE- Kryeministri i Sali Berisha tha sot se, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në të gjithë historinë mijëvjeçare të kombit shqiptarë.
Ai e quajti vitin 2012 si “vitin dhe festën e të gjithë shqiptarëve”
“Ky vit që fillon më 28 nëntor të viti 2011 dhe vazhdon gjatë gjithë vitit 2012, duhet të shënohet me veprimtari ndër më të shumtat, të shumëllojtat, të nderimit të sakrificës së shqiptarëve, luftërave, kryengritjeve, qëndresës së tyre për vendin e pavarur.”- tha Berisha.
Duke e quajtur ndarjen e shqiptarëve në 5 shtete, një prej padrejtësive më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptarë, Berisha theksoi se në 100 vjetorin e Pavarësisë duhet duhet të nderojmë përpjekjet e shqiptarëve për bashkimin e trojeve shqiptare dhe sakrificat e tyre.
“Duhet të nderojmë mbretin e parë të shqiptarëve, i cili bëri të mundur që Pavarësia të shndërrohet në një realitet, të konsolidohet. Themelet e shtetit që u hodhën në Vlorë, u konsoliduan gjatë Mbretërisë së Zogut të I-rë. Shpresoj që ky 100 vjetor të jetë një frymëzim për historianët shqiptarë për të bërë atë që nuk kanë bërë sa duhet dhe si duhet, për të nxjerrë në shesh të vërtetat historike.”- tha kryeministri.
Kreu i qeverisë në fjalën e tij para ministrave, theksoi se 100 vjetori duhet të jetë 100 vjetori i kremtimit të vlerave të mëdha të kombit, pasi sipas kryeministrit, në këtë akt madhor kanë kontribut kryesorë dhe jo më të vogël, aspak më të vogël, shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi, Diasporës, SHBA-së, dhe kudo tjetër.
Berisha njoftoi se së shpejti do të hapet konkursi për monumentin e Pavarësisë në 100 vjetorin e saj, duke shtuar se gjatë këtij viti synohet të nisë ndërtimi i Parlamentit dhe i Stadiumit, të dy, sipas kreut të qeverisë, projekte të cilëve qeveria u qëndron, natyrisht brenda proçedurave ligjore.
“ Vepra më e madhe e këtij 4- vjeçari, tuneli tjetër Tiranë- Elbasan, është një tjetër monument, dëshmi e Shqipërisë 100 vjeçare, apo edhe Shqipëria dixhitale”- shtoi kryeministri.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

16 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:10 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Reforma, Meta: Gjithpërfshirëse e transparente


TIRANE- Kryetari i LSI-së, Ilir Meta kërkoi sot që të nisë puna sa më shpejt për reformën zgjedhore, e cila sipas tij duhet të mbështetet në dy shtylla kryesore, gjithëpërfshirjen dhe transparencën.
“Dua t’i bashkohem thirrjes së ambasadorit të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, lidhur me fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, e cila pritet me mjaft interes edhe nga Bashkimi Evropian. Është koha për të lënë mënjanë retorikën. Për të kthyer fjalët në vepra konkrete, përmes një reformë transparente dhe gjithëpërfshirëse.”- tha Meta.
Duke vazhduar më tej, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, theksoi se për LSI-në, reforma zgjedhore nuk ka qenë ndonjëherë çështje oreksesh, personale apo partiake.
Për ne tha ai, është një nga çështjet më të rëndësishme, sepse lidhet me cilësinë e funksionimit të demokracisë, legjitimitetin e tyre dhe me respektin ndaj votës së qytetarit të Republikës së Shqipërisë.
Komentet, Meta i beri gjate mbledhjes se Kryesise se Levizjes Socialiste per Integrim.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

17 Re: Panorama Online prej Fri Nov 11, 2011 9:11 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Vrau gruan për xhelozi, arrestohet në Tropojë


TROPOJE- Është arrestuar në Tropojë efektiv i policisë private, Ismet Hysaj, i cili vetëm pak ditë më parë vrau gruan e tij pranë mbikalimit të Kamzës në Tiranë. Policia tha se Hysaj që prej ditës së krimit ishte fshehur tek të afërmit e tij në Tropojë. Autori i krimit, shtetasi Ismet Hysaj, 37 vjeç, pasi vrau të shoqen, Edlira Doçi u larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe vajzën 2 vjeçe, e cila u gjet nga policia dy ditë më parë tek të afërmit e tij në Tiranë.
Në datën 7 nëntor policia njoftoi se kishte zbuluar vendndodhjen e tij. Burime nga grupi hetimor thanë se nga verifikimi nëpërmjet antenave të telefonisë celulare, 40-vjeçari Hysaj është lokalizuar në Tropojë. Drejtues të Policisë së Tiranës kanë arritur të bisedojnë dy herë me të, duke negociuar për dorëzimin e tij në këmbim të lehtësirave ligjore, megjithatë autori i ngjarjes ka refuzuar dorëzimin.
Në operacionin e kërkimit të Ismet Hysajt kanë qenë angazhuar kryesisht forcat e policisë së Komisariatit të Bajram Currit, por edhe të Drejtorisë së Policisë së Kukësit.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs