ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Si me qiu tezja ime
Mon Sep 11, 2017 10:54 pm nga kamerras10

» Seks me vellain
Mon Jul 31, 2017 11:28 am nga kamerras10

» Foto te Genta Ismajlit
Sat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» seks i eger me kunatin
Mon Sep 22, 2014 10:14 am nga Vizitor

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Sun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Sun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Tue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Fri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Thu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Tue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Sat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Tue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» seks me motren time te madhe
Thu Mar 07, 2013 3:18 pm nga Vizitor

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Wed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Fri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Fri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Fri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (367)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
Dreamer
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

19% 19% [ 24 ]
4% 4% [ 5 ]
11% 11% [ 14 ]
21% 21% [ 26 ]
10% 10% [ 12 ]
6% 6% [ 8 ]
2% 2% [ 2 ]
2% 2% [ 3 ]
21% 21% [ 27 ]
4% 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

ZonaShqiptare.co.nr » Multimedia » Gazeta SHQIP » Gazeta SHQIP - reportazh

Gazeta SHQIP - reportazh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gazeta SHQIP - reportazh prej Thu Nov 10, 2011 10:01 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Gazeta SHQIP - reportazh



Edituar për herë të fundit nga Sweetness në Thu Nov 10, 2011 10:03 am, edituar 1 herë gjithsej


_________________
ZonaShqiptare

2 Re: Gazeta SHQIP - reportazh prej Thu Nov 10, 2011 10:02 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Fshati i varfërisë nën hijen e Malit të Thatë
2011-11-09 Gëzim Ashimi


Podgoria

Sapo hyn në fshatin Podgorie, të duket sikur zymtësia e stinës së vjeshtës vjen nga fytyrat e banorëve dhe jo nga qielli i vrenjtur i këtij fillim nëntori e fushat e pakta poshtë fshatit. Edhe kur përshëndeten, fshatarëve të Podgories nuk para u qesh nuri dhe pas fjalëve të para fillojnë më së shumti nga paraqitja e ankesave për kryeplakun. Dikush i raporton se po bie rëndë sëpata në korijen e fshatit, që e kanë të shenjtë, sepse aty ka funksionuar një vakëf. Një tjetër i qahet për sherrin me një bashkëfshatar, që ka nisur pas grindjes së fëmijëve.

Etujart Pilinçi, që për lehtësi të gjithë e thërrasin Bujar, mban vulën e kryeplakut me detyrimet dhe përgjegjësitë në këtë fshat të mbipopulluar të Rrethit të Korçës. I përket një fisi mjaft të madh dhe me tradita. Siç pohon vetë, gjyshi i tij rreth një shekull më parë ka ngritur në Podgorie shkollën e parë. Pi shumë duhan, edhe pse ka kaluar tre parainfarkte dhe thotë se për këtë shkak nuk pi më shumë se një gotë raki në ditë. Kur e takojmë na tregon se është duke pritur përfaqësuesit e një shoqate bamirësie që do të shpërndajnë ndihma humanitare në fshat me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Fshati i varfërisë që nuk braktiset

Në një zyrë të thjeshtë, ku ende nuk janë sistemuar karriget dhe zbrazur tavllat e duhanit nga një mbledhje e pleqësisë së fshatit të zhvilluar një natë më parë, 62-vjeçari që qeveris si kryeplak fshatin e Podgories duket se nuk para ka qejf të flasë për hallet e shumta të banorëve. Thotë se fshati ka afro 5 mijë banorë, dhe kur e pyet se sa jetojnë në varfëri, shikimi i tij shpreh mëdyshje. “Ç’të të them, gati gjysma e fshatit, apo nja 300 familje?" - thotë kryeplaku.

Pa shumë tokë, nën këmbët e Malit të Thatë ku është vendosur, Podgoria njihet si fshati më i varfër në Rrethin e Korçës dhe njëkohësisht me një numër të madh banorësh, që ia kalojnë edhe një qyteze. “Edhe ajo tokë që na u nda pas viteve ‘90 nuk bën shumë punë për ne, sepse e zotërojmë në ish-kënetën e Maliqit që përmbytet. Fshati është shtuar shumë dhe tani nuk mund të shfrytëzojmë as kodrat pranë tij si tokë bujqësore, sepse na thonë që janë të shtetit”, - thotë Etujart Pilinçi. Më tej shton se sikur të mos mjaftonte kjo, një pasardhës i beut të dikurshëm pretendon tashmë gjysmën e korijeve mbi fshat. “Do të hapim proces gjyqësor, sepse nuk mund të mbetemi kështu fare në të thatë e të mos mbajmë dot as bagëtitë tona me të cilat mbijetojmë këtu”, - thotë kryeplaku për shqetësimin që kanë me korijet e fshatit. Ndonëse i varfër, në këtë fshat të populluar tërësisht nga besimtarë myslimanë askush nuk largohet në qytet. “E kush ka takat që të vendoset gjetkë nga fshati Podgorie”, - thotë kryeplaku, duke nënqeshur lehtë. Të gjithë banorët këtu jetojnë me blegtori dhe shumë pak me tokën bujqësore, që në krahasim më banesat e shumta të fshatit rrëzë malit, ngjajnë më të pakta si sipërfaqe.

Varfëria me konflikte

E kanë quajtur si fshat ballistësh, dhe për këtë një pjesë e madhe e banorëve para viteve ’90 janë internuar apo burgosur. Vetë kryeplaku i Podgories tregon se ka pasur mjaft të afërm të tij që kanë vuajtur nga regjimi i dikurshëm. Fshati është mjaft i populluar dhe i varfër, aq sa nuk të ngjall shumë habi fakti që një grua e moshuar shtrëngon mes krahëve të saj një bukë sikur të kishte një fëmijë. Kryeplaku na flet për fshatin e tij dhe jep ca krahasime me Lazaratin, fshatin tjetër të populluar dhe të përndjekur, sipas tij, në Gjirokastër.

Në kopshtet e fshatarëve duket se me vështirësi rritet ndonjë pemë ftoi apo kumbull e egër. Sa për problemet që vijnë nga gjendja e vështirë sociale, kryeplaku i anashkalon dhe thotë që nuk ka as vjedhje dhe as konflikte brezash. Por, më pas, sikur i shpëton paksa gjuha dhe thotë se, në Podgorie nuk duhet të hapësh sherr se duhet të bësh hesapet mirë për ndonjë vrasje. Vitin e kaluar këtu është vrarë një plak, që sipas Pilinçit u binte shumë në qafë njerëzve. Pjesëtarë të një fisi tjetër të madh e vranë me grushte. “Ishte si i kaluar nga mendja dhe sherrxhi”, - thotë kryeplaku për të moshuarin Reshat Adri, i cili u vra rreth një vit më parë.

Në Podgorie ka pasur disa raste kur të moshuarit kanë denoncuar se dhunohen nga fëmijët e tyre, duke marrë urdhër mbrojtjeje me vendim gjykate. Kryeplaku hesht një grimë herë para se të shprehë pohimin e tij për këtë fenomen, pastaj thotë se ka banorë që dhunojnë fizikisht e nga ana psikologjike prindërit, gratë apo fëmijët e tyre dhe denoncohen në polici. “Janë vetë familjarët ata që i denoncojnë dhe pastaj po vetë i falin e këto gjëra kështu përsëriten”, - thotë 62-vjeçari Pilinçi. Për këtë dukuri, që është pjesë e varfërisë së fshatit Podgorie, ai shton se kjo kategori njerëzish vuajnë nga probleme mendore. Nuk dëshiron të flasë më gjatë për diçka që cenon imazhin e fshatit të tij dhe biseda më tej vazhdon me një lloj kërkese për të apeluar diçka mbi problemin e korijeve të fshatit, të kodrave që banorët nuk i shfrytëzojnë dot se dihet se i përkasin shtetit, për mjeken e re që vjen nga një qytet tjetër dhe nuk ka shumë kohë të vizitojë të sëmurët.

“Nuk pritet më mirë”

Kryeplaku i fshatit Podgorie, kur vëren se nuk po mbahen shënim fjalët e tij, tregon se është shkolluar për hoxhë dhe doemos që u beson librave të fesë së tij. Ndërsa dëshiron të përmendet fakti se deputeti i zonës u është gjendur halleve e problemeve të fshatit dhe ka shfaqur interesimin e tij për infrastrukturën, me një psherëtimë të lehtë thotë: “Është keq këtu tek ne, por nuk besoj të bëhet më mirë. E di tashmë unë këtë”, - thotë kryeplaku teksa në tavolinë, dy bashkëfshatarë të tij kanë ardhur t’i paraqesin ankesë për një mosmarrëveshje që kanë me fqinjin e tyre. Pilinçi i këshillon të tregohen të matur, e sytë i mban nga rruga nga ku po vonojnë të vijnë njerëzit e shoqatës bamirëse që do të sjellin ndihma në ushqime për banorët. Në oborrin e shkollës janë rralluar së tepërmi nxënësit dhe vetëm disa prej tyre, që me sa duket nuk kanë mësim, po luajnë mes tyre. Një nga këta fëmijë hipën në piedestalin ku ngrihet busti i heroit të fshatit, emrin e të cilit mban shkolla 9-vjeçare. Me një shkop fëmija godet fortë mbi atë pjesë të fytyrës që duhet të ishte hunda e dëshmorit. Kryeplakut i thonë se fëmija që ka hipur në piedestal është nga të fisit të tij. Ai që tha në fillim të bisedës se nuk pi më shumë se një gotë raki në ditë për shkak të shëndetit, porosit edhe një gotë tjetër..


_________________
ZonaShqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs