ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Foto te Genta Ismajlit
Sat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» seks i eger me kunatin
Mon Sep 22, 2014 10:14 am nga Vizitor

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Sun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Sun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Tue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Fri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Thu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Tue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Sat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Si me qiu tezja ime
Sat Sep 21, 2013 5:56 pm nga Vizitor

» Seks me vellain
Sat Sep 14, 2013 6:19 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Tue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» seks me motren time te madhe
Thu Mar 07, 2013 3:18 pm nga Vizitor

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Wed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Fri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Fri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Fri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (367)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
vini_on
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

19% 19% [ 24 ]
4% 4% [ 5 ]
11% 11% [ 14 ]
21% 21% [ 26 ]
10% 10% [ 12 ]
6% 6% [ 8 ]
2% 2% [ 2 ]
2% 2% [ 3 ]
21% 21% [ 27 ]
4% 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

ZonaShqiptare.co.nr » Multimedia » Gazeta SHQIP » Gazeta SHQIP - Sport

Gazeta SHQIP - Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 9:58 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
gazeta SHQIP - Sport



Edituar për herë të fundit nga Sweetness në Thu Nov 10, 2011 10:03 am, edituar 1 herë gjithsej


_________________
ZonaShqiptare

2 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 9:59 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Këstner, favoriti për Kombëtaren, FSHF-ja pret përgjigjen e tij
2011-11-09 Altin Manallari


Përflitet korridoreve edhe për interesimin e gjermanit Berti Vogst

Ditët e fundit është përfolur emri i Lorenc-Gynther Këstner pranë stolit të Kombëtares së Shqipërisë. Por dje ka mbërritur edhe konfirmimi zyrtar. Ishte pikërisht shefi i zyrës së shtypit, Lirim Zalla, ai që ka pohuar kontaktet mes Federatës Shqiptare të Futbollit, me të cilën është në tratativa për t’u ulur në vendin e lënë bosh nga largimi i ish-trajnerit kroat të kuqezinjve, Josip Kuzhe. “Po, Këstner është një kandidaturë për pankinën kuqezi”, është shprehur dje Zalla. “Trajneri gjerman është takuar me presidentin Armand Duka gjatë këtyre ditëve dhe kanë zhvilluar bisedime në lidhje me mundësinë që ai të drejtojë Kombëtaren e Shqipërisë”. Këstner ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij, por përgjithësisht të nivelit të ulët. Karrierën si trajner e ka nisur më 1982-1986 te FC Bajern Hof, për të vazhduar më pas me SSV Reutlingen, SC Frajburg, KSV Hesen Kasel, Shtutgarter Kikers, SpVgg Unterhahing, FC Këln, Karlsruher, Hofenhajm, Rot-Vajs Esen dhe në tri vitet e fundit vazhdon në drejtimin e skuadrës së dytë të Volfsburgut. Papritmas Këstner është shndërruar në kandidaturën kryesore për stolin kuqezi. Një gjë të tillë e pohojnë burime të besueshme brenda FSHF-së. Gjermani 59-vjeçar ka zbarkuar në Tiranë në fundjavë dhe ka biseduar për detajet e kontratës së tij, por nuk bëhet e ditur ende nëse është arritur ndonjë akord me presidentin Duka. Mësohet se ai e ka bindur përfundimisht presidentin Duka për ta emëruar në krye të përfaqësueses së Shqipërisë. Por më parë, Këstner duhet të prishë kontratën me klubin e Volfsburgut, skuadrën e dytë të të cilit e drejton prej tri vitesh. Kontrata e tij me këtë klub përfundon në fund të këtij sezoni. Për këtë arsye ai është kthyer në vendlindje. “Ne jemi në pritje të përgjigjes nga ana e Këstnerit, pasi ai të ketë zgjidhur problemet me skuadrën që drejton aktualisht”, ka sqaruar shefi i zyrës së shtypit. Ndërkohë, nuk mungojnë zërat se sot do të zhvillohet një takim përfundimtar mes tij dhe Dukës, ku do të vihen pikat mbi “i” dhe ndoshta mund të firmosin menjëherë kontratën dhe direkt pas ndeshjes me Azerbajxhanin të ulet në stolin e kuqezinjve për të përgatitur ndeshjen ndaj Maqedonisë, në Prilep më 15 nëntor. Kjo nuk është hera e parë që Lorenz-Gunther Kostner është kandidat për stolin e Shqipërisë. Gjermani ishte në “listën e shkurtër” të Dukës në vitin 2008, përpara se presidenti i FSHF-së të vendoste për të emëruar holandezin e famshëm, Arie Han. Kandidatë të tjerë vazhdojnë të mbeten slloveni Matjazh Kek, por edhe Zltako Krajnçar dhe Havie Klemente. Ndërkohë në korridoret e FSHF-së dy ditët e fundit përflitet se interes ka shprehur edhe Berti Vogst, ish-trajneri i Gjermanisë, Kuvajtit, Skocisë, Nigerisë dhe aktualisht i Azerbajxhanit, me të cilin do të do të ndeshemi këtë të shtunë.


_________________
ZonaShqiptare

3 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 9:59 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Mungon trajneri, “Tifozët Kuq e Zi” bojkotojnë Kombëtaren
2011-11-09 Erald Kodheli


Qëndrimi i tifo-grupit

Mungesa e trajnerit të ri të Kombëtares ka bërë që tifozët t’i shpallin luftë Federatës Shqiptare të Futbollit. “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët janë shndërruar në grupimin më të madh që mbështet ekipin përfaqësues në ndeshjet në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës, konfirmuan qëndrimin e tyre rreth enigmave që vazhdojnë prej afro tri javësh për drejtuesin e ri të stolit: ata kanë vendosur të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e Shqipërisë, deri në një njoftim të ri. Sipas tifo-grupit, që ndërpreu për disa minuta në shenjë proteste ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2012 me Rumaninë, e gjithë përgjegjësia për situatën e krijuar është e FSHF-së. “Me keqardhje u vërtetua qëndrimi ynë, se faji nuk është i trajnerëve apo i lojtarëve të Kombëtares! Tanimë që ‘telenovela e stisur dhe e gënjeshtërt’ për trajner shqiptar përfundoi, ‘Tifozët Kuq e Zi’ deklarojnë qëndrimin për të bojkotuar ndeshjet e Kombëtares A deri në një njoftim tjetër”, theksohej në deklaratën për shtyp të grupimit. “Përpara mbi një muaji theksuam për opinionin publik një numër faktesh, të cilat u vërtetuan edhe një herë nga përfundimi i përrallës për zgjedhjen e Besnik Hasit si trajner. Hasi, si profesionist i vërtetë dhe si ish-lojtar i Kombëtares, kërkoi kontratë 4-vjeçare dhe staf perëndimor. Pikërisht çfarë kërkohet në mënyrë që të përgatitësh një grup lojtarësh për të synuar kualifikimin dhe jo gënjeshtrën e radhës që përfundon me vendin e parafundit në grup”. Në dy miqësoret e radhës me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, Kombëtarja do të drejtohet nga trajneri i ekipit U-17 dhe ish-asistenti i Josip Kuzhesë, Xhemal Mustedanagiç. Kjo bën që këto ndeshje të mos i shërbejnë Kombëtares për kualifikueset e Botërorit 2014.


_________________
ZonaShqiptare

4 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 10:00 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Bakaj dhe Teli: Dy miqësoret e Kombëtares u shërbejnë të rinjve

Deklarata

Sfidat me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, një mundësi për të zëvendësuar të larguarit

Admir Teli dhe Elis Bakaj e kanë të qartë se miqësoret me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë do t’i shërbejnë Kombëtares shqiptare për të zëvendësuar lojtarët e larguar. Teli, i cili është shndërruar në një element mjaft të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes, mendon se pavarësisht mungesës së trajnerit, në këto sfida nisin përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2014. “Këto dy ndeshje them se do të shërbejnë për emrat e rinj që janë shfaqur në këto ndeshjet e fundit. Nuk bëhet fjalë për elementë të rinj, por i cilësoj kështu, duke qenë se jemi në fillimet e një epoke të re në Kombëtare: ata duhet që të bëjnë mirë, që të paraqiten sa më mirë dhe të krijohet një opinion më bindës për këtë Kombëtare, pasi Shqipëria ka humbur disi me largimin e tre-katër emrave të mëdhenj”, tha Teli. Më tej mbrojtësi shkodran shtoi: “Skuadra ende nuk ka një trajner dhe unë personalisht jam kurioz të mësoj emrin e ri, ashtu si cilido tjetër. Ndeshjet do të drejtohen nga Mustedaganiç, i cili është një trajner mjaft i mirë, që e njeh ekipin, pasi e ka drejtuar edhe më parë kundër Bjellorusisë dhe Bosnjës”. Ndërkohë, mesfushori Elis Bakaj, i cili është një prej lojtarëve nga të cilët pritet të fitojnë një rol protagonisti në radhët e kuqezinjve, u shpreh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi. Mesfushori i Dinamos së Bukureshtit deklaroi: “Azerbajxhani dhe Maqedonia janë dy ekipe të të njëjtit nivel. Synojmë të luajmë sa më mirë dhe të marrim rezultat, për të rikthyer atmosferën e mirë në ekip dhe shpresojmë që këto sfida të na shërbejnë për t’u përgatitur për Botërorin 2014. Natyrisht që largimi i veteranëve është një minus për Kombëtaren, por si për çdo lojtar ka një fillim dhe një fund, ndërsa ne të rinjve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të japim maksimumin dhe të mundohemi t’i zëvendësojmë sa më shpejt emrat e mëdhenj”.


_________________
ZonaShqiptare

5 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 10:00 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
U-21 fiton 2-1 miqësoren me Kamzën

Testi

Përfaqësuesja Under-21, tashmë e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, ka fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen miqësore të luajtur dje përballë Kamzës. Golat për ekipin Shpresa janë realizuar nga dy sulmuesit kryesorë, Armando Sadiku dhe Armando Vajushi, ndërsa për debutuesit në Kategorinë Superiore realizoi Manuka. Por më tepër se rezultati, kjo ndeshje testuese i ka shërbyer ekipit Shpresa që të vërë në praktikë skemat e lojës të kërkuara nga trajneri i ri, që zëvendësoi në krye të stolit Artan Bushatin, i cili u largua në mes të edicionit eliminator. Gjithashtu, tekniku Gega ka provuar mënyrat me të cilat do të kërkojë që të frenojë Rusinë dhe Portugalinë, takimet që do të luhen nesër dhe më datë 14 nëntor në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Rusia kryeson Grupin 6 me 9 pikë të plota pas tri ndeshjeve të luajtura, ndërsa Portugalia është e treta me 4 pikë, por përpara se të “zbarkojnë” në Shqipëri, luzitanët luajnë me Andorrën. Ndërkohë, 21-vjeçarët kuqezi kanë vetëm 3 pikë, pas tri ndeshjeve të para.


_________________
ZonaShqiptare

6 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Thu Nov 10, 2011 10:01 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Godelli, i 6-i në botë edhe pse i dëmtuar

Stili i shkëputjes

Daniel Godelli, edhe pse i dëmtuar, u rendit i 6-i në Botërorin e Peshëngritjes, i cili po zhvillohet që nga data 5 nëntor në kryeqytetin e Francës, Paris. Peshëngritësi i talentuar shqiptar ngriti në stilin e shkëputjes 146 kg (140, 143 dhe 146 në tre provat), duke u renditur i pari në Baterinë B. Por, pas garimit edhe të Baterisë A, ai mundi të renditet i 6-i në botë në klasifikimin përfundimtar për këtë stil. Për sa i përket stilit të shkëputjes, Godelli ngriti 165 kg në provën e parë dhe më pas u dëmtuar dhe nuk i kreu dy provat e tjera. Ishte pikërisht ky dështim ai që e frenoi peshëngritësin shqiptar, i cili u renditet i 13-i në dygarësh, me 311 kg. Ndërsa Briken Çalja u pozicionua i 7-i në Baterinë B në stilin e shkëputjes me 140 kg (dështoi në provën e parë me 140 kg, e ngriti në të dytën dhe dështoi në të tretën me 145 kg). Ndërsa u rendit i nënti në shkëputje me 172 kg. Në dygarësh u klasifikua i 7-i me 312 kg në Baterinë B dhe i 12 në klasifikimin përfundimtar për peshën 69 kg.


_________________
ZonaShqiptare

7 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Fri Nov 11, 2011 8:47 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Salihi: Stoli, duhet zgjedhje e studiuar
2011-11-10 Erald Kodheli


“Nuk na duhet trajner vetëm për dy ndeshje, miqësoret janë shumë të rëndësishme”

Në momentin kur Shqipëria pret të njohë drejtuesin e ri të stolit të Kombëtares, emri i trajnerit është temë dite edhe në radhët e ekipit kuqezi. Megjithatë, lojtarët e përfaqësueses duket se janë dakord me zgjedhjen e Federatës Shqiptare të Futbollit që të “sakrifikojnë” të paktën një prej miqësoreve, duke lënë në stol Xhemal Mustedanagiç, i cili e njeh mirë skuadrën, duke qenë se ka pasur rolin e ndihmësit të ish-trajnerit Josip Kuzhe. Gjermani Lorenc-Gynther Këstner duket fare pranë stolit. Trajneri i dytë i Volfsburgut pritet të firmosë sot kontratën, ndeshjen me Azerbajxhanin ai pritet ta ndjekë nga tribuna, ndërsa puna mendohet të nisë përpara ndeshjes së datës 15 me Maqedoninë. Sulmuesi Hamdi Salihi thekson se zgjedhja e studiuar e trajnerit ishte vendimi më i mirë, pasi ekipit nuk i nevojitej një drejtues stoli vetëm për dy ndeshje. “Bomberi” kuqezi deklaroi: “Shqipëria pa trajner në ndeshjen me Azerbajxhanin, e ndoshta edhe me Maqedoninë? Është e kuptueshme që çështja e emërimit të trajnerit të ri të jetë temë e ditës. Megjithatë unë theksoj se nuk duhet të jemi të shqetësuar për faktin se jemi ende pa një drejtues stoli në prag të miqësoreve, pasi Shqipëria nuk ka nevojë për një trajner, i cili do të qëndrojë vetëm dy ndeshje në krye të skuadrës. Për mendimin tim, zgjedhja duhet të jetë sa më e studiuar”.

Salihi nënvijëzoi se dy miqësoret e radhës janë të rëndësishme. “Ndoshta nga i gjithë opinioni sportiv, këto dy ndeshje mund të cilësohen si jo të rëndësishme, edhe sepse eliminatoret e Botërorit 2014 nisin pas një viti. Por, në të vërtetë ato kanë mjaft rëndësi. Ne i kemi vlerësuar shumë sfidat me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë dhe po përgatitemi ashtu si bëjmë për të gjitha ndeshjet e tjera zyrtare”, tha 27-vjeçari. Sulmuesi shtoi se koha nuk premton, e ndoshta do të kishte qenë më mirë sikur ndeshjet të luheshin pas dy javësh: “Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet dhe për mungesën e trajnerit, këto ndeshje po luhen në një moment aspak të përshtatshëm. Koha për kualifikueset e ardhshme nuk premton dhe çdo ndeshje duhej shfrytëzuar maksimalisht për t’u përgatitur. Nëse datat e lira të FIFA-s do të ishin pas dy javësh, me siguri që kombëtarja do të luante nën drejtimin e trajnerit të saj”.

Në fund, shkodrani foli edhe për momentin jo të mirë që po kalon te Rapidi i Vjenës. Ai mbetet “viktimë” e zgjedhjeve të pakuptueshme të trajnerit Shëtell, që e pranon se Salihi është sulmuesi më efikas i ekipit, por nuk i jep shumë hapësira. Situata e krijuar e ka bindur kuqeziun që të largohet nga klubi vjenez: sipas tij kjo ka më tepër shanse të ndodhë në fund të sezonit, gjatë merkatos së verës. “Mund të them me siguri se do të largohem nga Rapidi dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës. Transferimi prej muajit janar? Nuk mendoj se klubi do të më lejojë të largohem në një tjetër skuadër austriake në këtë periudhë. Që kjo të ndodhë, duhet të paguhet një pjesë e kartonit tim”.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

8 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Fri Nov 11, 2011 8:47 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Duka akuzon “Tifozët Kuq e Zi”. “Po bëjnë fushatë kundër meje”
2011-11-10 Altin Manallari


Çështja

Presidenti i FSHF-së reagon pas kërcënimit të tifozëve për bojkot

Vetëm 24 orë pas akuzave në drejtim të tij nga “Tifozët Kuq e Zi”, ka ardhur reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili ka shprehur çudinë në lidhje me pretendimet e këtij grupimi tifozësh, pasi asnjë prej tyre nuk qëndron. Në fillim, ishte shefi i zyrës së shtypit në federatë, Lirim Zalla, i cili ka dalë para gazetarëve dhe ka hedhur poshtë gjithçka, por më pas, në një prononcim të dhënë për portalin sportiv shqiptar “Albaniasoçer.com”, presidenti i FSHF-së ka sqaruar të gjitha detajet. Në fakt, zanafilla e kësaj historie nisi të martën pasdite, kur “Tifozët Kuq e Zi” publikuan një deklaratë, ku paralajmëronin bojkotin e miqësoreve të Shqipërisë, me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë, duke akuzuar FSHF-në dhe personalisht presidentin Armand Duka për vonesën në emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares dhe mospërzgjedhjen e kandidaturës së Besnik Hasit në krye të stolit kuqezi. “I kemi pranuar të gjitha kushtet e Hasit, e pritëm edhe aq sa donte, por në fund ai zgjodhi klubin dhe jo FSHF-në. Tifozët reagojnë ashtu, sepse nuk e dinë të gjithë të vërtetën”, u shpreh dje Zalla. Pak më vonë, u shfaq vetë presidenti Duka, i cili foli në vetë të parë. “Nuk është aspak e vërtetë që FSHF dhe unë personalisht nuk kemi pranuar që Besnik Hasi të bëhet trajner i Kombëtares së Shqipërisë”, sqaroi dje drejtuesi i lartë i FSHF-së për “Albaniasoçer”. “Ne ramë dakord me Hasin për të gjitha. I ofruam kontratë 4-vjeçare, i dhamë ekskluzivitet të plotë për të zgjedhur stafin drejtues, i dhamë pagë aq sa kërkoi vetë, me shpërblim siç kemi bërë me të gjithë trajnerët e tjerë. Ne kishim shumë dëshirë që Hasi të drejtonte Kombëtaren. Por pasi Besniku u takua me presidentin e Anderlehtit, ai nuk e lejoi të largohej, sepse ishte në kontratë me klubin belg”, vazhdoi Duka. Ai shtoi: “Eventualisht, ishte zgjedhja e Hasit që të qëndronte tek klubi belg dhe të mos pranonte të merrte pozicionin e trajnerit të Kombëtares, madje ai ndihej edhe fajtor ndaj meje”, deklaroi numri një i FSHF-së, i cili gjithsesi shprehu paqartësi, apo thënë ndryshe, një lloj gjysmë akuze të tij ndaj këtij grupimi. “Tifozët Kuq e Zi rregullisht marrin pozicione politike kundër meje. Kam përshtypjen se dikush është iniciatori dhe i përdor në mënyrë permanente të sillen negativisht kundrejt meje dhe institucionit që drejton futbollin, FSHF-në”, nënvizoi Duka në fund.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

9 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Fri Nov 11, 2011 8:48 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Dallku: Do më pëlqente një trajner shqiptar
2011-11-10


Kombëtare

Çështja e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares është më e diskutuara e ditëve të fundit dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve. Por mbi të gjitha të vetë futbollistëve kuqezinj, të cilët do të duhet të punojnë direkte me të. Edhe pse tashmë duket se Duka ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur t’i qëndrojë besnik vazhdimësisë me trajner të huaj, mbrojtësi Armend Dallku shpreh dëshirën e tij. “Për sa i përket trajnerit, mua do më pëlqente që ai të ishte shqiptar, deklaroi dje në konferencë shtypi mbrojtësi kosovar. Me një trajner shqiptar do ta kishim më të thjeshtë ne lojtarët që të kuptoheshim dhe implementonim në fushë mendimet dhe idetë e tij”. Megjithatë Dallku nuk mendon se nëse trajneri do të jetë i huaj, skuadra nuk funksionon. “Këto gjëra nuk janë të prera me thikë, pasi gjithsekush kur merr një skuadër në drejtim, mendon të bëjë më të mirën. Nëse funksionon kjo gjë, atëherë rezultate vijnë”, sqaron mbrojtësi i Vorskla Poltavës. Gjithsesi zgjedhja nuk është në dorën e futbollistëve, të cilët për momentin do të duhet të mendojnë për dy ndeshjet miqësore, ndaj Azerbajxhanit të shtunën dhe ndaj Maqedonisë të martën. “Në këto dy ndeshje do të drejtohemi nga Mustedanagiç, i cili na ka drejtuar edhe në dy ndeshje më parë, theksoi mbrojtësi 28-vjeçar. Besoj se ndeshjet duhet t’i shikojmë në kompleks dhe të gjithë duhet të mendojmë si për mbrojtjen, ashtu edhe për sulmin. Tani me afrimin e disa të rinjve, themi të bëjmë hapa përpara”. Për sa i përket të larguarve nga Kombëtarja, Dallku shton në fund se “është e natyrshme që për të gjithë, vjen një moment që largohesh nga Kombëtarja dhe në rastin konkret na bie ne të rinjve që të zëvendësojmë lojtarë si Skela, Lala, apo edhe Duro”.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

10 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Fri Nov 11, 2011 8:48 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
“Rinovimi, përgjegjësi e madhe për të rinjtë”
2011-11-10


Jahmir Hyka

Jahmir Hyka është një prej lojtarëve që i duhet të luftojë për të fituar një rol titullari në Kombëtare, pas largimeve të Ervin Skelës, Altin Lalës dhe Klodian Duros. Mesfushori i Luzernës në kampionatin zviceran foli në emër të të gjithë lojtarëve të rinj të përfaqësueses, duke theksuar se zëvendësimi i këtyre emrave është një përgjegjësi e madhe. “Normalisht që është përgjegjësi e madhe për të gjithë ne të rinjtë, që të zëvendësojmë lojtarët si Skela, Lala apo ndoshta Duro”, tha Hyka. “Besoj që të gjithë të rinjtë janë të gati të shfrytëzojnë shansin dhe të japin më të mirën për Kombëtaren. Shpresojmë të krijojmë një grup sa më të mirë, ky është objektivi i të gjithëve, pasi synojmë të bëjmë paraqitje sa më të mira në eliminatoret e botërorit”.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

11 Re: Gazeta SHQIP - Sport prej Fri Nov 11, 2011 8:49 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Renditja “Fair Play”, Teuta renditet e para
2011-11-10


Superiore

Teuta ka dominuar 8 javët e para të Kategorisë Superiore, jo vetëm me lojë dhe me rezultate, por edhe me sjelljen në fushë. Përveçse janë të parët në klasifikim me 19 pikë, durrsakët e drejtuar nga Hasan Lika kryesojnë edhe në renditjen “Fair-Play” të kampionatit, deri në këtë pikë të sezonit. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar klasifikimin ku Teuta e vendit të parë me 61,071 pikë ndiqet nga Vllaznia (59,500), Flamurtari (58,000), Bylis (55,892) e Skënderbeu (55,000). Vetëm në vend të shtatë Tirana (52,678), ndërsa renditja e veçantë mbyllet nga Dinamo dhe Tomori, që kanë përkatësisht 36,107 dhe 31,606 pikë. Kriteret në përllogaritjen e këtij klasifikimi janë Kartonët, faullet, sjellja ndaj gjyqtarëve, sjellja e tifozëve e niveli i lojës.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Create a forum on Forumotion | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog