ZonaShqiptare.co.nr
Vizitor. Ketu mund te gjesh: Forum | Lajme | Video | Filma | Muzike <> Forum | News | Videos | Movies | Music.
ZonaShqiptare.co.nr

Nje bote plot informacion!!

Facebook
Tema Fundit
» Seks me vellain
Mon Jul 31, 2017 11:28 am nga kamerras10

» Foto te Genta Ismajlit
Sat Feb 07, 2015 11:30 pm nga edi.devolli.1

» seks i eger me kunatin
Mon Sep 22, 2014 10:14 am nga Vizitor

» Foto te vipave shqiptare me te brendshme ose nudo!
Sun Sep 14, 2014 11:42 am nga Inonimine -BOY

» Seks i ndaluar
Sun May 04, 2014 12:39 am nga intuita_

» te pallosh kunaten
Tue Apr 01, 2014 8:05 pm nga DeViL

» Foto nudo te Zajmina Vasjarit.
Fri Mar 28, 2014 1:19 am nga agetamuco

» Histori Erotice (Personale)
Thu Mar 06, 2014 5:00 pm nga Vizitor

» Kerkoj pune
Tue Feb 04, 2014 8:38 pm nga vini_on

» seks me kunaten
Sat Sep 28, 2013 5:49 pm nga Vizitor

» Si me qiu tezja ime
Sat Sep 21, 2013 5:56 pm nga Vizitor

» Video Erotike
Tue Jun 04, 2013 11:14 pm nga shpetim spahiu

» seks me motren time te madhe
Thu Mar 07, 2013 3:18 pm nga Vizitor

» Foto "HOT" te Arta Bajramit
Wed Dec 19, 2012 11:02 am nga alexs marpalaj

» Foto "NUDO" te Rozana Radit
Fri Nov 16, 2012 12:13 am nga Kopetenti

» Poezi dashurie
Fri Jun 29, 2012 9:18 am nga oltian cerri

» Kush mendoni se do jete kengetari i vitit 2012?
Fri Jun 29, 2012 9:14 am nga oltian cerri

» Live The Life Welcome!!
Fri Mar 16, 2012 4:52 pm nga DeViL

» Foto te Zajmines "HOT"
Thu Feb 09, 2012 9:56 pm nga klajdi

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Fri Jan 20, 2012 3:09 pm nga PLUTO

» Video Meta-Prifti!!
Fri Jan 20, 2012 2:02 pm nga PLUTO

» BURN - Per dike
Sat Jan 14, 2012 8:33 pm nga DeViL

» Urimi i Top Medias per festat
Sat Jan 07, 2012 9:07 am nga Sweetness

» Eni Koci Ft Noizy - Je gjithcka
Wed Dec 28, 2011 3:59 pm nga DeViL

» Kerkon pune?!
Fri Dec 16, 2011 4:50 pm nga FoX

» Aleanca Kuq e Zi
Tue Dec 06, 2011 10:20 am nga Sweetness

» KUQ E ZI Videoklipi Kombetar Shqiptar - 2011
Tue Dec 06, 2011 9:54 am nga Sweetness

» Fansat ankohen për Çiljetën: “Të duam në festivale”
Tue Dec 06, 2011 9:49 am nga Sweetness

» Seldi kapet mat me Adelina Tahirin
Tue Dec 06, 2011 9:48 am nga Sweetness

» Jonida Maliqi shton 15 kilogramë gjatë shtatzënisë
Tue Dec 06, 2011 9:47 am nga Sweetness

Top posters
Sweetness (507)
 
DeViL (367)
 
Amarda (324)
 
Star Girl (222)
 
Android (127)
 
The Game (120)
 
PLUTO (114)
 
Jennifer (46)
 
FoX (33)
 
GT (22)
 

Most active topic starters
Sweetness
 
DeViL
 
PLUTO
 
Amarda
 
FoX
 
Star Girl
 
The Game
 
GT
 
Napoleon
 
Dreamer
 

Sondazh

Kengerari me i mire i vitit 2012

19% 19% [ 24 ]
4% 4% [ 5 ]
11% 11% [ 14 ]
21% 21% [ 26 ]
10% 10% [ 12 ]
6% 6% [ 8 ]
2% 2% [ 2 ]
2% 2% [ 3 ]
21% 21% [ 27 ]
4% 4% [ 5 ]

Totali i votave : 126

Top posting users this month

Top posting users this week

EroticSite Facebook Like

You are not connected. Please login or register

ZonaShqiptare.co.nr » Multimedia » Gazeta SHQIP » Gazeta SHQIP - Politike

Gazeta SHQIP - Politike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1 Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:49 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Nen tema te gazetes SHQIP



Edituar për herë të fundit nga Sweetness në Thu Nov 10, 2011 10:04 am, edituar 1 herë gjithsej


_________________
ZonaShqiptare

2 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:50 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
PD: Po manipulohet. Wollfarth, skeptik

Qëndrimet

“Sa i përket numërimit, mendoj se ai më mirë të vonojë edhe më shumë dhe të jetë i saktë, sesa të shpejtohet dhe nesër të dëgjohen ankesa për parregullsi”

Procesi i zgjedhjes së anëtarësisë së Asamblesë Kombëtare duket të mos jetë në vetvete problematik dhe në vëmendje të kritikave në kontekstin procedural. Deputeti Andis Harasani u shpreh dje, se numërimi nuk shqetëson askënd, edhe pse rezultati mund të lërë shumë pak njerëz të pakënaqur. “Lista e kandidatëve për në Asamble mendoj se duhet të përfaqësonte më shumë atë 95% që ne premtojmë se do të mbrojmë dhe nuk duhet të kthehej koka mbrapa. Jam dakord se të gjithë kanë të drejtën të kenë ambicie politike, por nuk mendoj se katapultimi është një mjet i dobishëm. Sa i përket numërimit, mendoj se ai më mirë të vonojë edhe më shumë dhe të jetë i saktë, sesa të shpejtohet dhe nesër të dëgjohen ankesa për parregullsi”, tha Harasani. Kështu, në vetvete, Kongresi ka të legjitimuar përgjithësisht produktin e vet për Asamblenë, përderisa kritika ndaj listës së kandidatëve nuk po aktualizohet si debat parësor.

Eugen Wollfarth
“Nëse informacionet që kam janë të sakta, programi nuk është përfunduar ende, është akoma në hartim e sipër. Duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet parlamentare”

Kreu i Prezencës së OSBE-së, Eugen Wollfarth, deklaron se programi i PS-së mund të jetë qeverisës, porse opozita duhet të presë dy vjet që ta zbatojë atë, nëse vjen në pushtet. “Është shumë e rëndësishme që partitë e mëdha, siç është Partia Socialiste e Shqipërisë, të zhvillojë programet e tyre. Ky, në vetvete, përbën një progres madhor. Nëse informacionet që kam janë të sakta, programi nuk është përfunduar ende, është akoma në hartim e sipër. Duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe është shumë inkurajuese të shohim zhvillimin e këtij procesi. Testi i zbatueshmërisë do të vijë, pasi programi të përfundohet, duke filluar nga çështjet e buxhetit dhe se si mund të financohen disa nga elementet. Dokumenti i ka të gjitha mundësitë që të qartësojë se cili mund të jetë opsioni në zgjedhjet e ardhshme dhe mendoj se qytetarët kanë të drejtë ta kenë këtë qartësi. Thënë shkurt, është padyshim e rëndësishme të shohim se si do të zhvillohen çështjet e detajuara në të ardhmen”, deklaroi Wollfarth. Ambasadori i OSBE-së ndërkohë nuk ngurroi të apelonte partitë politike të mazhorancës dhe të opozitës për të bashkëpunuar për procesin e reformës zgjedhore dhe në votimin e ligjeve që kërkojnë një shumicë të cilësuar të votave. “Është shumë e rëndësishme të shohim hapa konkretë. Fjalët ekzistojnë, tani duhet të pasohen nga veprat. Vendi ka nevojë të shohë të bëhen hapa përpara, përfshirë dhe duke filluar nga reforma e Kodit Zgjedhor”, theksoi ambasadori.

Albana Mustafaraj
“U mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të PS-së dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës”

Partia Demokratike hodhi dje akuza për sa i përket transparencës së përzgjedhjes së anëtarëve të rinjtë Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste. Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejt kreun e socialistëve, Edi Ramën se po falsifikonte procesin e zgjedhjes së delegatëve të forumit të lartë të PS-së. “Sapo u mbushën 72 orë nga përfundimi i votimit të 1500 delegatëve të klonuar të Partisë Socialiste, dhe akoma rezultati nuk bëhet i njohur, pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës”, - deklaroi zëdhënësja e PS-së. Sipas saj, asnjëherë më parë në historinë e partive politike të një vendi nuk kishte ndodhur që numërimi i votave të 1500 delegatëve të vijonte për tri ditë, siç po ndodh në kongresin e Edi Ramës. Kjo, sipas saj, dëshmonte në mënyrë të qartë se ky është një proces falsifikimi dhe manipulimi, dhe jo një proces numërimi.

Marko Bello
“Kjo teknikë e rikthimit të disa emrave mund të konsiderohet edhe si një reflektim nga ana e lidershipit të PS-së për sa i përket akuzave që ju bënë në vitin 2009”

“Unë e shikoj pozitivisht zhvillimin e kthimit të disa figurave përsëri pranë Partisë Socialiste. Kjo, sepse PS-ja është një parti e madhe, të cilës i duhet patjetër një kombinim brezash në brendësinë e saj, një kombinim i mirë midis atyre që kanë eksperiencë dhe të rinjve, që i sjellin më shumë energji dhe rifreskim partisë. Unë nuk dua të hyj në emra konkretë, po në përgjithësi dua të them që zhvillimet i shoh si pozitive. Po kështu, kjo teknikë e rikthimit të disa emrave mund të konsiderohet edhe si një reflektim nga ana e lidershipit të PS-së për sa i përket akuzave që ju bënë në vitin 2009 për lënien jashtë partisë së disa figurave tradicionale të saj. Unë mendoj se aktualisht lidershipi i PS-së po mundohet të krijojë një mesatare të kënaqshme për sa i përket figurave tradicionale të PS-së dhe të rinjve. Kongresi mendoj se ishte vetëm fillimi i një procesi zgjerimi që do të zgjasë dhe do të ndërthurë rrugës, përmirësime të programit nëpërmjet figurave që do të merren për të kontribuar”.


_________________
ZonaShqiptare

3 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:50 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Ndalen prurjet e të rinjve. Ish-themelues lihen jashtë Asamblesë
2011-11-09 Ylli Pata


Polemikat

Debati para Kongresit: Të gjithë të kalojnë në votim

Rikthim i të larguarve në PS dhe stopim i emrave të rinj? Apo një listë selektive që ka për të prodhuar të pakënaqur të tjerë? Pse dhe si erdhën në organin drejtues të selisë rozë ish-krerë institucionesh që nuk kanë qenë të përzgjedhur nga socialistët, ndërkohë që nuk u propozuan ish-drejtuesit e shtetit që kanë dalë nga Partia Socialiste? Këto janë disa pyetje që pritet të bëhen dhe të diskutohen menjëherë pas mbylljes së numërimit të votave për Asamblenë e re Kombëtare dhe shpalljen e organit “legjislativ” të opozitës shqiptare. Gjithsesi, mësohet se në selinë rozë kësaj radhe ka pasur një debat në strukturat e larta drejtuese, që nuk do të ketë më “katapultim” njerëzish apo sponsorizim figurash që kanë mbështetjen e njërit apo tjetrit krah. Pakti i pashpallur ndërmjet kupolës së lartë drejtuese të selisë rozë mësohet se ka qenë që gjithkush do të duhet të dalë nga votimi i delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit. Gjithsesi, edhe selektimi i kandidaturave dhe propozimi i tyre ka ngjallur pakënaqësi dhe polemika. Shumë ish-anëtarë të Asamblesë së re nuk janë futur në listë, ndërkohë që nuk është ndjekur i njëjti standard për themeluesit apo ata që cilësohen “të larguar”. Kështu për shembull, ndërsa janë afruar ish-ministra socialistë si Luan Hajdaraga apo Anastas Angjeli, janë lënë jashtë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, i cili është një nga themeluesit e Partisë Socialiste, si dhe një nga figurat kryesore të legjislatorëve të majtë. I pyetur nga “Shqip”, ish-kreu i Kushtetueses nuk pranoi të komentonte këtë fakt, duke ironizuar se ai nuk ka pasur as ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e 5 nëntorit. Tjetër emër që nuk figuronte në Asamblenë Kombëtare mund të përmendet edhe ish-ministri socialist dhe një nga figurat kryesore të së majtës shqiptare, Sabit Brokaj, apo ish-ministri dhe ish-ambasadori Shaqir Vukaj. Lista normalisht mund të vazhdojë edhe me të tjerë, por gjithsesi nga PS-ja theksojnë se propozimet janë bërë nga baza. Gjithsesi, shumë kritikë, sidomos për çështjen e selektimit të figurave nga pushteti gjyqësor, vënë gishtin e njëanshmërisë tek sekretariati ligjor i selisë rozë. Ndërkaq, në Asamblenë aktuale mungojnë emrat e rinj, të ardhur nga shoqëria civile apo edhe nga organizata paralele të së majtës, siç ka ndodhur në të kaluarën me lëvizjen “Mjaft” apo me partinë “G99”. Drejtues të Partisë Socialiste e lidhin këtë fakt me një proces i cili në vitin 2007 u aktualizua me një shumicë të rëndësishme, që nuk u pa si imperativ gjatë kongresit aktual. Kështu, nëse do të analizosh emrat e Asamblesë aktuale të Partisë Socialiste, mosha mesatare rritjet ndjeshëm, edhe pse për një analizë më të hollësishme duhet të pritet dita e sotme, kur të shpallet lista zyrtare e anëtarëve të rinj. Ndërkaq, ditën e nesërme pritet të nisë një betejë më e ashpër, ethet e së cilës kanë filluar që prej seancës maratonë të Kongresit të së shtunës. Bëhet fjalë për Kryesinë e re të Partisë Socialiste, e cila do të votohet nga 250 anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Votimi do të kryhet i fshehtë, ashtu siç u bë në Kongres. Për Asamblenë e re Kombëtare të PS-së do të zgjidhen 130 anëtarë, ndërkohë që rreth 110 anëtarë të tjerë do të hyjnë automatikisht, për shkak të funksioneve drejtuese që kanë në parti. Ata që do të hyjnë automatikisht janë 64 deputetët, 36 kryetarët e Partisë Socialiste në rang rrethi, ish-kryetari i PS-së dhe njëherësh ish-kryeministri Fatos Nanos, ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pëllumbi dhe së fundi pjesë automatikisht do të jenë edhe 7 kryetarë bashkish që janë fituar nga PS-ja në zgjedhjet e fundit vendore, në 8 maj.


_________________
ZonaShqiptare

4 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:51 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Topi: Politika, jo abuzuese ndaj interesave të qytetarit
2011-11-09 Thoma Nika


Sarandë

Presidenti, vizitë në komunat e jugut të vendit

“Nuk ka politikë më të mirë se politika për njerëzit dhe për rritjen e standardit të jetesës së tyre. Ajo politikë që është për të shfrytëzuar punën e njerëzve është abuzuese”. Me këto fjalë u është drejtuar Presidenti i Republikës, Bamir Topi, banorëve të komunës së Xarrës, që i kanë rezervuar një pritje entuziaste në qendër të fshatit Mursi të kësaj komune. Nga Mursia numri një i shtetit dha mesazhin e një politike të re që i duhet të gjithë vendit dhe që në radhë të parë e ndjen biznesi, qytetari, komuniteti, qoftë ai në fshatin më të largët. Kam ardhur të shoh me sytë e mi ndryshimin e jashtëzakonshëm të ardhur nga puna, u tha mes të tjerave Presidenti Topi, mursiotëve. Në nderim të ish-të përndjekurve nga Mursia, Presidenti Topi ka vendosur një buqetë me lule në lapidarin kushtuar ‘Martirëve të Demokracisë’ në fshatin ku janë dhënë 1200 vite burg në diktaturë. Ndalesa tjetër e Presidentit Topi ka qenë qyteti i Konispolit, ku është pritur nga kryetarja e bashkisë, Mimoza Arapi, si dhe kryetarë të komunës së Ksamilit, Livadhjasë e Finiqit. Në Konispol Topi tha se, “pjesëmarrja e banorëve të Konispolit dhe strukturave të pushtetit vendor në projektet ndërkufitare do të ishte një e mirë dhe madhe për vendin, prandaj ne gjithmonë jemi të preokupuar, jemi të shqetësuar që politika në mjaft raste, jo bashkëpunuese, vonoi përgjigjen pozitive për të marrë statusin e kandidatit për BE”. Numri një i shtetit u tha konispolatëve se, ky është një zë që duhet të dëgjohet nga të gjithë, që gjuha e harmonisë, gjuha e komunikimit, gjuha që përdor sot çdo vend anëtar i BE, të jetë ajo gjuhë që duhet ta përdorim edhe ne. “Prandaj, - shtoi ai, - unë bëhem interpret i zërit tuaj, që politika të gjejë gjuhën e komunikimit, në radhë të parë në funksion të interesave të vendit, por sidomos në interes të banorëve të thjeshtë, qofshin ata që banojnë në Tiranë, qofshin ata që banojnë këtu”, - theksoi Topi përpara banorëve të qytetit të Konispolit.


_________________
ZonaShqiptare

5 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:51 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Projekti për zemrën e përtërirë të kryeqytetit
2011-11-09 Edi Rama


Pjesë nga “Kurban”

...Tirana do të kishte një nga qendrat më të bukura në Europë. Të kuptohemi këtu, ndër më të bukurat për nga autenticiteti i saj dhe eklektizmi estetik i grumbullit të godinave të qendrës që janë një dëshmi unikale e fazave historike të ndërtimit të një shteti, gjë që s’e gjen askund tjetër me larushinë që formëson kufijtë e sheshit “Skënderbej”, të cilët u kuadratuan mrekullisht prej arkitektëve belgë të studios 51 N4E në pragjet e një katrori tredimensional, ku pika qendrore është edhe kulmi i një piramide të ulët në lartësinë e njeriut që bëhet qendra e gravitetit të hapësirës së dikurshme totalitare të marshimeve pushtuese, paradave çlirimtare, ceremonive diktatoriale, megapritjeve qeveritare, zive kombëtare, mitingjeve çliruese, protestave zhurmuese, lutjeve lehtësuese e rrëmujës së përditshme stresuese.

Ajo hapësirë u dorëzohet e gjitha qytetarëve, tribuna e ngritur në kohën sovjetike për ofiqarët vendas e dinjitarët e huaj që i drejtoheshin turmës së Njeriut të Ri, zhduket e ia lë vendin një të përpjete të butë që lidh për njerëzit e zakonshëm sheshin pedonal me anën tjetër të Pallatit të Kulturës, barku i të cilit hapet për t’u kthyer në një foyer publik, ku këmbësorët venë e vijnë mes hapësirës së paanë të shëtitjes, takimeve, argëtimit të fëmijëve, uljeve në bar e mbi gurë rrotull Skënderbeut si në pjerrësitë e kalldrëmta të shumë shesheve europiane, dhe hapësirës tregtare të dyqaneve, restoranteve, librarive, zyrave, agjencive, kinkalerive, kafeneve, kinemave, që Plani Francez i parasheh si ringjallje bashkëkohore e Pazarit të Vjetër në sipërfaqen e Gropës së mbuluar të Hajdinit. “Piramida” e ulur në bojën e njeriut i jep sheshit “Skënderbej” një jehonë historie, duke ruajtur një lidhje konceptuale me të shkuarën që integron e rivlerëson të gjitha godinat e vjetra përreth, por njëkohësisht e ripërmason në dimensione, duke shmangur boshin monoton të rrafshinës së sotme e krijuar kushte optimale për një shikim që në asnjë pikë s’është njësoj, variacion urbanistikisht gjenial që pasurohet me kalldrëmin e shtruar në shesh mozaik gurësh nga të gjitha zonat e Shqipërisë e trevat ku jetojnë shqiptarë, me sistemin e nëndheshëm të ujit të shiut që mblidhet në një rezervuar nëntokë e pastaj shtrihet në rrjetin intensiv të tubacioneve prej kah uji del për të vetëlarë sheshin, duke u derdhur nëpër katër të tatëpjetat e buta të tij, ose për të kërcyer lart duke krijuar shatërvanë lodrues në lartësira të orkestruara sipas dëshirës së nevojave të rastit nga dora e njeriut. Të gjitha rrugët hyrëse, në sheshin “Skënderbej” mbushen nga pishat e larta të llojit ekzistues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që hijeshojnë me një kurorë të gjelbër hapësirën e madhe kuadralike dhe hijezojnë zonat hapësirat kufitare mes godinave që shohin nga sheshi, duke krijuar një mikroklimë të re, pastruar e freskuar ajrin e ngrohtë që ngrihet lart nën shtysën e ujërave, ndërsa vetë godinat riprogramohen duke nisur nga Pallati i Kulturës ku sot i vetmi oaz jete me dalje në shesh ka mbetur Teatri i Operës. Pallati i Kulturës, nisur me gurin e themelit të vënë nga Nikita Hrushovi, nën buzagazin vesh më vesh të shokut Enver Hoxha e hosanatë e turmës së ekzaltuar prej pranisë së Vëllait të Madh ardhur nga Moska, ruhet në dukjen e tij si paja e madhe e martesës shtetërore të kohës së Perandorisë Komuniste, por u ofrohet qytetarëve si një hapësirë e rifituar aktivitetesh publike e kulturore, kollonada e lartë riorganizohet si hapësirë publike, ndriçohet së brendshmi për t’u dhënë natën mundësi njerëzve ta jetojnë riprogramimin e saj dhe nga ana tjetër, për ta vizatuar së jashtmi të gjithë fasadën e gjatë të një siluete të errët vertikalesh ritmike që i bëhet perde sheshit “Skënderbej”. Muzeu i vjetër Historik që lëngon si gërdallë, gjynah e turp pas njëzet vjetësh nga rënia e komunizmit dhe Realizmit Socialist, ku hyjnë e dalin veç materiale e arna të një pavijoni të shëmtuar të gjoja antikomunizmit, që në fakt ngjan si dy pika uji me pavijonet e propagandës komuniste për nga qasja hagjiografike ndaj historisë e për nga estetika vulgare e totalitarizmit, e ku mbahen në një sallë të veshur me dërrasat e modës së fundit të Kombinatit të vdekur të Drurit “Misto Mame” ca simpoziume e konferenca të mekura shkencore, përkujtimore, mortore që flasin vetë për degradimin e jetës kulturore në një batak pëshpirtjesh të mbytura, riprogramohet si një hapësirë e gjallë e trashëgimisë kulturore e historike, integruar me pjesë të jetës kulturore bashkëkohore, duke u pastruar nga hagjiografizmi e nga reliket, fotografitë e skenografitë qesharake, të vjetra e të reja, që e kanë kthyer në një panair banal kthinash, kioskash e hapësirash pa asnjë vlerë, kuptim e lidhje, dhe duke u riorganizuar për të ndërtuar një udhëtim jetësor nga shtresa e parë e objekteve origjinale arkeologjike në hyrje, te zona më e madhe në Shqipëri e tregimit të librit shqip në mjedisin e katit të fundit, ku shkohet duke kaluar me një rend të studiuar mirë përmes shëmbëlltyrave më të vyera të kulturës etnografike, veprave më përfaqësuese të artit bizantin, një koleksioni permanent origjinalesh të Realizmit Socialist, kombinuar me dëshmi autentike të terrorit totalitar, të ndërthurura me dhoma projeksionesh filmike, burime të aksesueshme për publikun të informacionit të thelluar dixhital, pika shitjeje të botimeve e suvenireve nga udhëtimi brenda muzeut, kënde relaksi e bare të vogla, një sallë konferencash moderne e po ashtu, një mjedis ekspozitash të përkohshme, si edhe një bibliotekë dixhitale e gjithçkaje gjendet e shkruar në gjuhën shqipe, së bashku me një restorant shik ushqimesh tradicionale. Kështu hiçi i zymtë deprimues që ndryn brenda vetes ajo godinë kthehet në një vlerë të shtuar për kryeqytetin e në një aksesor të çmuar të sheshit “Skënderbej”, ku qytetarët, familjarët, fëmijët, të moshuarit, vizitorët, turistët, mund të kalojnë orë mundësish të larmishme e jo vetëm të konsumojnë bukurinë dhe qetësinë pa makina të katrorit të bukur kurrizkalldrëmtë.

Pa harruar zonën ekskluzive të fëmijëve që projekti parashikon para Teatrit të Kukullave, katandisur sot në një shëmbëlltyrë të turpeve të bëra në këtë vend me objektet e trashëgimisë kulturore, shtuar me tulla e llaç mbi çatinë e sojme që është prerë pas qafe nga një volum i dalë si depo drithi dhe kioskëzuar me zyra kambizmi e kuzhina qoftesh të rrethuara me një gjelbërim katundesh ku mungojnë vetëm kallamishtet, meazallah se ia lanë qeveritë Bashkisë së Tiranës ta bënte atë teatër xhevahirin e vogël të qendrës, po e rrënuan si s’ka më keq, siç kanë rrënuar edhe godinën e ish-Klubit të Ministrisë së Brendshme, një tjetër perlë arkitektonike e mbuluar me pluhurin e llumtë të viteve, mbi të cilën Spartak Poçi, ministri socialist që thuhej se shkatërroi dyzet banda, ngriti në ballinën e ndërtesës së kohës së Italisë, si të ishte në fushë Kamzën e Orëve më të para, pa projekt e as minimumin e kujdesit në ndërtim, një kat tek-tullë pa leje sot e gjithë ditën të pasuvatuar dhe ku pastaj Ylli Blu i kulturës, ministri që mbulonte pikërisht funksionin e kujdestarit qeveritar për monumentet e trashëgimisë kulturore, i bashkëngjiti anash me kartonxhes një kapanon për zyra, si shqelm i fundit ndaj hijes imponuese të asaj ngrehine në mes të Tiranës - e njëjta gjë ndodhi edhe me godinën sharmante të dikur Shtëpisë se Oficerëve, ndërtuar qysh më 1935-n nga Ahmet Zogu, e cila shërbeu më pas si Lidhje e Shkrimtarëve e Artistëve dhe pastaj lëngoi vite të tëra në ca konflikte pronësie mes artistësh të mbetur pa lidhje me shtetin e shtetit të mbetur pa artistë të lidhur, derisa Saliu e bëri Ministri për Kulturë, e ia prenë fytin me kartonxhes duke e ndarë përgjysmë në dy Kate sallën e jashtëzakonshme kubelartë, ndërsa së jashtmi e sheqerosën me emrin monumental të dikasterit prej pleksiglasi të kuq mbi tarracë e me ca vetrata surrogato prej shtëpie lojërash fati apo diskoje, njëlloj si vitrazhet fshatarake të vendosura nga dizenjatorët e Jozefinës në derën e zyrave të Kuvendit ku duhet të kalosh për të përshkuar korridorin që të çon te Shkëlqesia e Saj dora vetë.

Po le të rikthehemi te Teatri i Kukullave, që sipas projektit kthehet në identitet e lidhet me katrorin e sheshit përmes ishullit të pishave krah Bankës së Shqipërisë, duke ofruar një hapësirë çlodhëse nën hije për gjyshërit e prindërit, teksa fëmijët mblidhen, hyjnë e dalin në teatër ose luajnë në mjedisin e arreduar me një zonë rëre e lodrash të dizenjuara apostafat për atë hapësirë si skulptura funksionale. Ndërsa Xhamia e Et'hem Beut lidhet me sheshin me një qilim gurësh me ngjyra që ornamentojnë me arabeska trotuarin në krah të tempullit e shtrihen në të gjithë gjatësinë përballë, duke prekur shkallët e Pallatit të Kulturës e krijuar zonën e faljeve brenda territorit të çliruar njëherë e mirë nga makinat. Pjerrësia e lehtë e sheshit kthehet në një amfiteatër natyral, i cili mbushet me njerëz deri te kulmi i “piramidës” së ulët në qendër të katrorit, për lutjet e ditëve të shënuara kur besimtarët myslimanë mblidhen bashkë aq të shumtë në numër sa as Xhamia e Re s’i mban dot të gjithë brenda. Kurse në anën lindore të qilimit natyral, aty ku sot është rruga me asfalt ndërtohet një kopsht pemësh të lulëzuara që bëhen sfond i bukur vegjetal për besimtarët e një hyrje-dalje e hijëzuar në lindje mes sheshit “Skënderbej” e parkut deri te sheshi monumenti i Partizanit të Panjohur, i cili mobilohet me skulptura e krijon po ashtu pika ekspozimi të përkohshëm të krijimeve të artit në natyrë. Po të të ketë qëlluar ta shohësh skemën e propozuar nga të rinjtë danezë të studios BIG, që fituan konkursin e Xhamisë së Re dhe Muzeut të Tiranës e Bashkëjetesës Fetare, s’e ke të vështirë të më japësh të drejtë nëse të them se do të kishim një ndër xhamitë më të bukura të Europës, dhe një shesh publik mes xhamisë e muzeut të ri që do të thithte si magnet njerëzit, për të shijuar aromën e një bote të ëndërrt mes tempullit fetar, historisë së qytetit tonë dhe të gjitha pemëve e bimëve të përmendura në Kuran që, sipas idesë fituese, do të mbilleshin rreth e rrotull. Do të hyjnë vërtet në gjynah me Tiranën kur thonë të vjetrit, në qoftë se do t’ia mohojnë qytetit atë xhevahir të çmuar kurore.

Arena e gjelbër pas monumentit të Skënderbeut mundëson hyrje-daljen jugore të këmbësorëve nga qyteti i makinave në këtë hapësirë jete cilësore urbane në zemër të qytetit, krijon mundësinë e koncerteve rinore, shfaqjeve të teatrit të rrugës, takimeve masive të të rinjve mbi tapetin e barit të kuruar enkas me teknologjinë e fushave të blerta të stadiumeve. Hotel Tirana përballë del në shesh përmes një tjetër ishulli të gjelbër dhe rikonceptohet në fasadë e në volumet e pasme që e zëvendësojnë atë centralin e shëmtuar elektrik në mes të qytetit me një zonë komerciale të klasit të parë, e cila hapet në kufirin e Unazës së Vogël, ashtu siç jetëzohet cilësisht edhe parku i pasmë i Muzeut të vjetër Historik që lidhet me pesëmbëdhjetëkatëshin me një tjetër ishull pishash, ku bëhet hyrje-dalja veriore e sheshit “Skënderbej”. Në anën përballë Pallatit të Kulturës katrori i këmbësorëve kufizohet me një ndërtesë bashkëkohore që mbyll zbrazëtinë e lënë nga zgjatimi i shpifur i platformës së monumentit të zhdukur të Enver Hoxhës dhe ngrihet me kolona mbi një hapësirë publike kalimi që bëhet hyrje-dalja perëndimore e sheshit “Skënderbej”. Parkingjet nëntokësore në parkun “Rinia”, në sheshin “Avni Rustemi”, në fund të bulevardit “Zogu i Parë”, garantojnë lehtësisht suportin e prurjeve njerëzore në shesh, ashtu siç Unaza e Vogël dhe një menaxhim i kualifikuar i qarkullimit në Tiranë përmes kuptimit të së vërtetës së thjeshtë, shkencërisht të verifikuar, se nuk është mungesa e rrugëve po mungesa e rendit ligjor që e ka vështirësuar lëvizjen në Tiranë, bëjnë plotësisht të prekshëm të gjithë potencialin e jashtëzakonshëm të projektit frymëmbajtës të studios së famshme belge “51 N4E” për zemrën e ripërtërirë të kryeqytetit shqiptar ...

(Kjo copëz është shkëputur ekskluzivisht për lexuesit e www.edirama.al dhe janë të lutur të gjithë ata që do ta shkëpusin për botim në shtyp që ta botojnë bashkë me këtë shënim)


_________________
ZonaShqiptare

6 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Thu Nov 10, 2011 9:52 am

Sweetness

avatar
Administrator
Administrator
Aleatët diskutojnë për situatën politike, mungon Milo

Mbledhja

“Partia Socialiste të tregohet më e vendosur për reformën zgjedhore”

Koalicioni opozitar është mbledhur sërish dje për të diskutuar rreth situatës politike në vend. Përveç kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, mungesat e tjera kanë qenë kryesisht për arsye objektive dhe jo politike. Sa i përket Milos, duket se një krisje në marrëdhëniet me Partinë Socialiste dhe kreun e saj, Edi Rama është evidente edhe pse arsyeja për këtë mbetet e panjohur. Aleatët i kanë kërkuar kreut socialist që PS-ja të tregohet më e vendosur për reformën zgjedhore, e cila pritet të formalizohet përmes komisionit të posaçëm parlamentar në ditët në vijim. Për arritjen e konsensusit mes palëve kanë ndërmjetësuar edhe faktori ndërkombëtare në Tiranë, duke i sjellë palët afër në qëndrime. Madje, është arritur pikëtakimi edhe për një draft konkret që do të shqyrtohet mbi parimin e marrjes në konsideratë të vërejtjeve të opozitës. Sa i përket sistemit zgjedhor në vend, duket se është rënë dakord vetëm në parim, duke lënë të hapur variantet e diskutimit. Praktikisht, kjo qasje e redukton ndryshimin vetëm në një korrektim kombëtar, por pa bërë ndërhyrje kushtetuese.


_________________
ZonaShqiptare

7 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Fri Nov 11, 2011 8:57 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Westerwelle: Progres-raporti i BE-së, udhërrëfyes për Tiranën
2011-11-10


Berlin

Shefi i diplomacisë shqiptare takohet me homologun gjerman

Komuniteti Europian unifikon mesazhin politik ndaj Shqipërisë në raport me integrimin. Raporti i progresit dhe detyrimet e vendit tonë të nënvizuara në këtë dokument janë formati mbi të cilin Bashkimi Europian “negocion” me Tiranën zyrtare, gjë të cilën e ka përsëritur edhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle në takimin që zhvilloi dje me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto. I mbajtur në Berlin, takimi është pjesë e vizitës së këtij të fundit në Gjermani me ftesë të Westerwelle-s, i cili përfaqëson vendin kyç në arenën europiane në këto kohë krize financiare. “Është në interesin strategjik të Europës integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është dëshmuar me Kroacinë dhe Gjermania ka rol të rëndësishëm në këtë drejtim, të cilin do ta vazhdojë edhe me vendet e tjera. Rajonin e shohim të një rëndësie strategjike në drejtim të proceseve të zgjerimit të BE-së... Raporti i progresit duhet të konsiderohet si një udhërrëfyes për politikën shqiptare, për hapat e mëtejshëm në drejtim të integrimit të BE-së”, është shprehur Westerwelle në takimin me Haxhinaston. Se cilat janë detyrimet e Shqipërisë në këtë kuadër kjo mund të kuptohet, nëse sillet në vëmendje deklarimi i komisionerit të BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule, i cili duke komentuar për procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së u shpreh se “nuk është realizuar asnjë rekomandim”. Për pasojë në procesin në fjalë, lobimet e njëanshme duket se nuk kanë shumë vlerë, përderisa diplomacia europiane e ka fiksuar qëndrimin e saj dhe axhendën ndaj Shqipërisë. Ndërkohë axhenda e Haxhinastos në Gjermani ka përfshirë edhe një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë me temën: “Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”. Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues të Parlamentit gjerman, Ministrisë së Jashtme, trupit diplomatik, si dhe nga shoqëria civile. Një takim me rëndësi dhe që lidhet sidoqoftë edhe me angazhimet e reja të Shqipërisë në KiE ishte dhe ai me delegacionin e Komisionit të BE-së në Bundestagun gjerman, kryesuar nga kryetari Gunther Krichbaum e ku merrnin pjesë dhe deputetët Roderich Keisewetter dhe MiChael Roth. Lidhur me integrimin në BE, Haxhinasto tha se “12 prioritetet e opinionit të Komisionit Europian janë përkthyer në një plan veprimi dhe tashmë pritet që kthimi i opozitës në Parlament të japë rezultate konkrete”.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

8 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Fri Nov 11, 2011 8:57 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Këshilltari i Klintonit, mision në Shqipëri
2011-11-10


Tillemann

Këshilltari i Lartë i Sekretares se Shtetit Amerikan, për Shoqërinë Civile dhe Demokracitë e Reja, Tomicah Tillemann do jetë nesër në një vizitë zyrtare në Tiranë. Tillemann, i cili është këshilltari i Hillari Klinton, do të shoqërohet në takimet që do të zhvillojë në Shqipëri nga ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu. Takimin e parë ai do ta zhvillojë me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe po kështu me drejtues të tjerë të vendit. Tillemann mësohet se viziton Shqipërinë për një mision faktmbledhës, në lidhje me zhvillimet e shoqërisë civile në vend. Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit, ndodhet në Tiranë në kuadër të një turi që ai po zhvillon në të gjitha vendet e demokracive të reja të Europës Juglindore. Në fund të misionit ai do të hartojë një raport në lidhje me statusin dhe funksionimin e shoqërisë civile në Shqipëri, e cila konsiderohet nga SHBA si pjesë themelore e zhvillimit në vendet demokratike. Edhe pse është një mision faktmbledhës, padyshim në takimet e ditës së sotme nuk do të anashkalohen zhvillimet politike, të cilat pritet të shoqërohen edhe me mesazhe politike.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

9 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Fri Nov 11, 2011 8:58 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Topi dekreton Fullanin për një mandat të dytë si guvernator
2011-11-10
Bledar Hoti

Presidenti firmos propozimin e PD-së në Këshillin Mbikëqyrës

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekreton Ardian Fullanin si guvernator i bankës dhe për shtatë vitet e ardhshme. Dekreti i dytë i kreut të shtetit, i paraqitur në Kuvend, pas kandidaturës së Sali Shehut u rrëzua nga mazhoranca për kreun e KLSH-së. Siç duket, shija e hidhur e dekretit për kreun e KLSH-së, duket se ka ndikuar te Presidenti, që të paraqesë kësaj here një votim për kandidaturë të Kryeministrit Berisha si Guvernator. Ardian Fullani ishte një nga tre emrat e propozuar nga Kryeministri në Parlament, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dekreti numër 7149 i Topit pritet të hidhet sërish në votim nga Kuvendi, e sipas të gjitha gjasave, ai do të ketë miratimin e plotë të mazhorancës, duke bërë që Fullani të jetë i vetmi person që do të gëzojë dy mandate radhazi si guvernator i bankës. “Banka Qendrore e shtetit është Banka e Shqipërisë. Ajo ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, të zbatimit të pavarur të politikës monetare dhe të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje”, thuhet në nenin 161 të Kushtetutës. Nuk dihen ende arsyet se pse Topi rihodhi për propozim Fullanin, kandidaturën e Kryeministrit. Nëse ky është një sinjal ndaj mazhorancës, apo një sinjal ndaj opozitës, e cila duket se e “tradhtoi” kreun e shtetit në dekretin e parë për kandidatin për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mbase precedentët kanë treguar se Guvernatori përherë është caktuar një nga kandidatët e propozuar nga Kryeministri në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. Qeveria, veç tij, propozoi dhe Petraq Milon dhe Elizabeta Gjonin. Fullani do të jetë i vetmi guvernator që do të mbretërojë për 14 vite në Bankën e Shqipërisë. Në vitin 2004, ai u propozua nga qeveria socialiste për këtë post. Pas shtatë vitesh ai rifiton besimin e së djathtës, së qeverisë “Berisha”. Kjo lidhet me faktin se ai shihet dhe si figurë konsensuale për palët politike. Ai është diplomuar në Fakultetin Ekonomik, dega e financës dhe në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Tiranës, përkatësisht në vitin 1977 dhe në vitin 1991. Fillimi i punës së Ardian Fullanit në fushën e bankingut qendror i takon vitit 1992, në funksionin e zëvendësguvernatorit të Bankës së Shqipërisë e në vijim në periudhën 1993-1996, si drejtor i departamentit të jashtëm. Guvernatori Fullani mban titullin "Commendatore dell'Ordine della Stella della solidarietà italiana/ Urdhri i Yllit të solidaritetit italian", i akorduar nga Presidenti i Republikës së Italisë.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

10 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Fri Nov 11, 2011 8:58 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Rama: Presidenti veproi gabim. Do votojmë kundër
2011-11-10


Opozita

Partia Socialiste do të votojë kundër dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Ardian Fullanit në një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë. I përfshirë si pjesë e paktit prej 10 pikash, guvernatori i bankës del kështu në sipërfaqe si një moment i ri ballafaqimi politik, e që në rastin aktual prodhon edhe një akuzë politike për shkak të specifikave personale. Për të zyrtarizuar kundërshtimin socialist ka folur kreu i PS-së, Edi Rama, i cili përfaqëson nivelin më të lartë politik. “Mora dijeni me keqardhje për kandidaturën e zgjedhur nga Presidenti i Republikës për Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Në këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar”, është shprehur Rama. Ai ka cilësuar nominalisht Ardian Fullanin si gjetjen më të papërshtatshme për Bankën e Shqipërisë nisur nga konstatimet e bëra periodikisht nga selia rozë për drejtimin e tij dhe gabime të supozuara. Më tej akoma, kreu socialist ka kërkuar të parashtrojë nevojën e rishikimit të kandidaturës në fjalë, e cila nuk i shërben, sipas tij, së mirës së financave e për pasojë interesave të Shqipërisë. “Mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu, as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë”, deklaroi Edi Rama.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

11 Re: Gazeta SHQIP - Politike prej Fri Nov 11, 2011 8:59 am

DeViL

avatar
Root Administrator
Root Administrator
Kreu i PS-së, duel batutash me Topallin për gratë në politikë
2011-11-10
Fatjona Mejdini

Ambasadori i OSBE-së mbledh krerët e opozitës. Rama ironizon Wollfarth

Një takim i OSBE-së, i zhvilluar me krerët e lartë të partive politike në kuadër të rritjes së përfaqësimit të grave në politikë, ka bërë që përmes batutave, kreu i opozitës Edi Rama të shkrijë akujt me përfaqësuesin e këtij institucioni në Shqipëri dhe po kështu, me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Por ky takim ka nxjerrë edhe një herë në pah faktin se mes kryetarit të PS-së, Edi Rama, dhe kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka ende distancë dhe ftohtësi të madhe. Batutat në sallën serioze ku ishte planifikuar për t’ju rikujtuar liderëve politikë detyrimin për të përfshirë 30% gra në çdo proces rizgjedhës të partisë u stimuluan nga një vonesë prej rreth 20 minutash e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në sallë. Teksa ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, përpiqej t’i shpjegonte Edi Ramës se Topalli i kishte telefonuar dhe i kishte thënë se do të vonohej vetëm pak minuta, Rama nuk nguroi të ironizonte se “kur nuk mërzitesh ti që je gjerman, të mërzitemi ne”, duke nënkuptuar se me vonesa të tilla, shqiptarët ishin mësuar. Por ndonëse Wollfarth u mundua në njëfarë mënyre ta justifikonte Topallin, duke theksuar faktin se vonesa një femre mund t’i falej, Rama, teksa pa nga salla e mbushur me gra në pritje të fillimit të takimit, theksoi: “Pse këto në sallë çfarë janë, burra?”. Por edhe ardhja e Topallit në sallë nuk bëri që të ndryshonte atmosfera e batutave të nisura që më herët. Me buzëqeshje, Rama dhe Topalli shtrënguan duart dhe kreu i PS-së preferoi t’i merrte me “sportivitet” akuzat që Kryetarja e Kuvendit i kishte bërë këto muajt e fundit, duke e pyetur: “Hë moj Jozefinë, kush po e vonon integrimin, unë apo ti?”. Po kështu batutat mes të dyve vijuan edhe teksa dhanë mesazhet për nevojën e përfshirjes së sa më shumë femrave në politikë, kur Topalli theksoi se “gruaja është krijuese dhe burri shkatërrues”, ndërsa Rama iu përgjigj: “Kur ka burra shkatërrues, nuk duhet të ketë bashkëpunëtore”. Përveç batutave, përfaqësuesit e dy partive më të mëdha në vend u zotuan se do të ndikonin për plotësimin e kuotave të grave në grupimet e tyre politike. Ndonëse gjatë diskutimeve pikëpamjet dhe batutat e Ramës me Topallin u prenë disa herë, të ngrira ishin marrëdhëniet me kreut të PS-së dhe ish-aleatit të tij, Ilir Meta. Mes të dyve nuk u pati asnjë shtrëngim duarsh dhe asnjë shans për batuta apo një marrëdhënie të ngrohtë.


_________________
ZonaShqiptare
http://zonashqiptare.co.nr

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi


Copyright © ZonaShqiptare.co.nr 2012. All right reserved. Powered by ADA Network Group


Free forum | © PunBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog